Vrasja e mësuesit, Franca mbyll xhaminë në periferinë e Parisit

Foto ilustruese

Franca urdhëroi mbylljen e përkohshme të një xhamie jashtë Parisit, pjesë e një fushatë të qeverisë ndaj grupeve ekstremiste myslimane.

Xhamia e Madhe e Pantin,  e ndodhur në një lagje të varfër të Parisit, kishte shpërndarë një video në faqen e saj në Facebook para sulmit  ku shfrynte urrejtjen kundër mësuesit të historisë Samuel Paty.

Autoritetet premtuan një përgjigje të ashpër kundër shpërndarësve të mesazheve të urrejtjes, predikuesve radikalë dhe të huajve që besohet se paraqesin një kërcënim të sigurisë për Francën.

Urdhri ishte "për qëllimin e vetëm për të parandaluar aktet e terrorizmit", lexohej në njoftimin e lëshuar nga kreu i departamentit Seine-Saint-Denis.

Prerja e kokës e mësuesit nga një radikal islamist për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në orën e mësimit,  në respektim të lirisë së shprehjes, një parim i thellë i demokracisë në Francën laike, ka tronditur vendin dhe ka tronditur botën.

Imami i Xhamisë së Madhe të Panin, M’hammed Henniche, shprehu keqardhjen për shpërndarjen e videos në mediat sociale, pasi mësoi se Paty ishte bërë viktimë e një fushate kërcënimesh në internet. Mbyllja e xhamisë është konsideruar si vendim i trishtë për komunitetin mysliman.

 

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHÇBA bëhet agjencia e mbikqyrjes policore! Avokati Frashëri: Ndryshimi pozitiv nëse bëhet siç duhet