Berisha mbron vrasësin e Pjerin Xhuvanit: Më kanë thënë fjalë të mira për të, qëlloi për vetëmbrojtje! Gazment Bardhi përgjegjës për vrasjen, njëjtë si Balla

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit. I pyetur nga Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se nëse i tërheq akuzat që ka bërë ndaj Gazment Bardhi si i përgjegjës për ngjarjen pasi u arrestuan 2 zëvendësdrejtorët të policisë së Elbasanit, Berisha nuk u tërhoq mbrapsht.

Ai tha se Bardhi është i implikuar në këtë ngjarje po aq sa Taulant Balla, Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Berisha ka marrë në mbrojtje vrasësin e Xhuvanit, anëtarin e Strukturës së Armatosur të Partisë Demokratike, Arbër Paplekaj duke thënë se ai ishte njeri i mirë dhe se qëlloi vetëm për tu vetëmbrojtur.

Sipas Berishës, Bardhi bashkëpunoi me Ballën për mbylljen e Komisionit Hetimor. 

"Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendi në të cilin rezultojnë të qarta si dritë e diellit se është i implikuar vetë kreu i qeverisë Edi Rama, ministri Bledi Çuçi, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, dy zv.drejtorët. Nëse drejtori i policisë Elbasan ka qenë në detyrë edhe ai, prokurorë të Elbasanit dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik njeriu më përgjegjës është Taulant Balla dhe përgjegjësi për ngjarjen ka Gazmet Bardhi.  Nuk kisha qenë në ngjarje, por nga ato që lexoja nga gazetarët dhe nga zhvillimi kuptova se kemi të bëjmë me një akt kriminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti. Nuk e njihja Arbër Paplekaj. Çdo njeri që kishte pasur rastin ta njohë fliste vetëm fjalët më të mira për të. Kishte qenë oficer në Afganistan.

E vranë për së dyti Balla, Bardhi, Rama e Veliu se donin ta mbyllnin çështjen Papleka-Xhuvani. Tregon moralin e vërtetë dhe grupit të tij sepse kryeministri nuk mund të mos ndalje në hollësi. Mirë mund të të gënjejë polica, por jo shërbimi informativ. Rama ishte i detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatik, por ai donte votat me gjak. Rëndësi kishte të mblidheshin votat qoftë edhe me gjak në Elbasan. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi., Ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Papleka ishte në stafin e bardhit kishte shkuar për gaz bardhin atje dhe u krijua një komision parlamentar. Sigurisht që kjo çështje do hetohej deri më një, dhe ti Gaz Bardh dhe cildo tjetër duhej të kërkonte hetimin e plotë. Se nëse Papleka do qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo nuk ishte vetëmbrojtje. Por mëse në drejtim të tij po qëllohej nuk kishte rrugë tjetër vetëm vetëmbrojtjen. Bardhi u zhduk. Komisionin hetimor e mbyllën me Taulant Ballën. E keni dëgjuar të dalë të protestojë për mbylljen e komisionit. Kur  e ke në ekip je i detyruar, jo ta braktisësh siç e braktisën këta, se donin të mbyllnin krimin shtetëror për mosveprimin e policinë", tha Berisha. 

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtorë të Policisë në Elbasanin, janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Rezulati ka dalë në përfundim të hetimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit, nga vrasja që tronditi opinionin publik, për këtë arsye ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha: Krim, Rama do që ta shpallë Shqipërinë si Escobarin e Europës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që është hartuar dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohet në Kuvend. Berisha thotë se janë kundër legalizimit të kanabisit pasi Shqipëria është ndër vendet kryesore për kultivimin dhe sipas tij legalizimi do ta shpallte vendin tonë Escobarin e Europës.

“Kundër. Për PD dhe për shqiptarët kanabisi është krim, krim dhe vetëm krim. Të legalizosh kanabisin në një vend që me shpejti të rrufeshme ngjittë në çatinë e botës për prodhimin e saj do të thotë të shpallë veten Escobar e Europës. Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros, miliarderi që ka kërkuar zyrtarisht në OKB se bashku me një president të Amerikës latine që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër dograve paçka se në SHBA vdesin 273 persona në ditë. Rama në zbatim të kësaj praktike deklaron se po legalizoj kanabisin kjo është një damkë e madhe e vendet, mbështetje e fuqishme për krimin. Ka deklaruar se do pyesë PS nëse do lejojë përdorim e saj. Anketa është gjithmonë e PS. Po bën gjithçka të shkatërroj qenien dhe identitet e shqiptarëve”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 01/07/2022 15:03

    Sali i harrove krimet e tua qe meresh me kanabisin mjeksor shiko veten njeher pastaj dil e flit per ramen

    Përgjigju
  • Aldo: 01/07/2022 15:01

    E harrove veten ti biladen qe ke trasportuar arm e te kan dal te gjitha te pa larat

    Përgjigju
  • Nushi: 01/07/2022 14:23

    Po si nuk u bere njehere i mbare per vendin mor sali po vetem llafe ben dhe shpifje

    Përgjigju
  • Moni: 01/07/2022 14:18

    Po ku e di ti kanabisin mjekesore , ti ke pas mbjelle vetem hashash sade per te bere lek per vjedhje o kriminelo

    Përgjigju
  • Gloria: 01/07/2022 14:16

    Ore boll e lodhe veten se tkan ardh ditet er burr po ik bej naj shetitje ne natyr ose ne det mos u merr me kto pun se i ben lajmet sic do vet ti

    Përgjigju
  • Mariglen: 01/07/2022 14:14

    Legalizimi i hashashit do perdoret per mjeksi dhe jo per perdorim vetjak o hajdut harrove lazaratin me duket

    Përgjigju
  • ina: 01/07/2022 14:12

    kto po ne nje pike i bien, po pse jeni kaq te prapambetur more aman, a se kuptoni qe cdo gje ka perparuar dhe tani kanabisi perdoret dhe per qellime mjekesore

    Përgjigju
  • robert: 01/07/2022 14:11

    shqiperine si escobarin e europes e ke bere ti more mafie, harrove ti kur ishe ne pushtet si kishte plasur hashashi sheshit?

    Përgjigju
  • Leandra: 01/07/2022 14:03

    Legalizimi i hashasht ka per tu ber per te kuruar semundje shendetsore

    Përgjigju
  • Andrion: 01/07/2022 13:59

    Legalizimi i Hashashit po behet per efekte mjeksore jo per gje tjeter berishe mos e mbaj aty mendjen ti

    Përgjigju
  • Soel: 01/07/2022 13:53

    Hahahha ja ku i shkon mendja plakushit te dreqit…me ke e krahason Edin ti me veten e …o kriminel o vrases …ik se sje me per ne krye te vendit ti

    Përgjigju
  • lul: 01/07/2022 13:43

    me kete fakt merruni ne fakt se vec kjo ju ka ngel , po shkoni m budallenj se ne kohen tuaj e kishit lene sheshit em fitu lek ata banditat tuaj

    Përgjigju
  • titi: 01/07/2022 13:40

    ta thonte dikush tjeter do ta merrja ne konsiderat pavarsisht se eshte budallik per tu then po ta thuash ti qe ca ske bere ca ske vrar vrave deputetin tend per pushtet ti ske goj te flasesh

    Përgjigju
  • Erta: 01/07/2022 13:39

    Kanabisi nuk po legalizohet sic po e ben ti o sale po perdoret per mjekesi dhe me recete nga mjeku vet mos fol budalliqe

    Përgjigju
  • Albi: 01/07/2022 13:37

    Foli ky vemja qe e kishte len Lazaratin si mini shtet. Te pakten ky do e legalizoje vetem per qelime mjeksore po per th majmun qe i vure flaken ktij vendi ca duhet te themi

    Përgjigju
  • Fiona: 01/07/2022 13:35

    Pse te mos legalizohet kanabisi per ta perdorur ne mjeksi?!Kudo po behet kjo gje dhe duhet ta bejme dhe ne

    Përgjigju
  • Ergita: 01/07/2022 13:34

    Kanabisi eshte legazilizuar ne shume vende te botes dhe e kane perdorur ne menyra efikase dhe kjo gje duhet te behet dhe ne shqiperi

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2022 13:33

    Ju normale qe per vrasje do flisni se ju vetem tek te vrarat e Keni mendjen e harruar 21 janarin ju

    Përgjigju
  • Parid: 01/07/2022 13:32

    E then kjo nga politikani qe ka kryer me shume vrasje ne shqiperi

    Përgjigju
  • Ma ha mutin: 01/07/2022 13:26

    O nevojtore publike o wc maloku u komentua u komentua u komentua o kok öop o pis analfabet.

    Përgjigju
  • QAZIM MULLETI: 01/07/2022 13:25

    O salhe bajga po hik mor bur muti se le nam je bo si karagjoz i pështir o salheu këllir. Ora jote ka maru o salheu hu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë