
Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Në reagimin e tij, kreu i shtetit e ka konsideruar aktin kriminal, si cënim të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë.
“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.7%
-
Të ndarë
48.9%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1478
Lajme të tjera
-
Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën, do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit
28 Nëntor, 11:50
-
FOTO/ Luani dhe arinjtë në Kosovë luajnë me dëborë, vizitorët shijojnë pamjen
28 Nëntor, 08:16
-
Lorik Cana dhuron bustin e Skënderbeut për qytezën arbëreshe në Itali: Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
27 Nëntor, 22:08
-
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
27 Nëntor, 18:58
-
O'Brien: Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n
27 Nëntor, 15:46
-
Rama për Këshillin e Atlantikut: BE më e afërt me Ballkanin, por anëtarësimi i Shqipërisë do kërkojë kohë! Njohja e Kosovës, çështja më e madhe në rajon
27 Nëntor, 15:12
-
Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë! Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet
27 Nëntor, 13:33
-
Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë
27 Nëntor, 12:58
-
VIDEO/ Rita Ora mbërrin në Prishtinë, ulet dhe prek tokën sapo zbret nga avioni! E pret kryebashkiaku Përparim Rama
26 Nëntor, 10:56
-
Shpërthim i fuqishëm pas mesnatës në Mitrovicën e Veriut, ja çfarë raportohet
26 Nëntor, 08:41
-
Ish-politikan i Serbisë, Çanak: Serbët në Kosovë armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe
25 Nëntor, 17:34
-
Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Kosovë
25 Nëntor, 15:13