Vrasja e punonjësit të kondicionerit, Eldo Kusi i pandehur bashkë me 6 të tjerë. Debati mes autorit e viktimës

Vrasja e punonjësit të kondicionerit, Eldo Kusi i pandehur bashkë me 6 të tjerë. Debati mes autorit e viktimës

Vrasja e Indrit Çelaj, punëtorit të kondicionerëve në muajin gusht 2019 ka çuar në bankën e të akuzuarve 7 persona. Griseldo Kusi, personazhi kryesor i kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur brenda në shtëpinë e familjes Kusi, mban dhe akuzën më të rëndë në raport me 6 të pandehurit e tjerë. Ndaj tij prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e ”Vrasjes me dashje” dhe ”Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”, ndërsa vetë i pandehuri Kusi gjatë veprimeve hetimore nuk ka pranuar akuzën, duke pohuar se nuk ka dashur të vrasë në shtëpinë e tij, punëtorin e kondicionerëve por ka qenë një moment pakujdesi që ka sjellë dhe ngjarjen e rëndë. Sipas argumenteve të Griseldo Kusit me Indrit Çelaj ishin grindur për disa vrima të hapura në mur me trapan. Pas këtij sherri ai ka hyrë në tualet dhe pas tij ka shkuar Indrit Çelaj, i cili i ka filluar t’i kërkojë llogari për sherrin me fjalë që kishin kryer disa minuta më parë, ngjarje e ndodhur në muajin Gusht 2019. Mes tyre ka ndodhur një përplasje fizike, ku Griseldo Kusi, ka nxjerrë armën. Ai ka treguar në prokurori se nuk ka dashur të vrasë Çelaj por ta qëllojë atë me qytën e pistoletës. Situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi pistoleta ka kryer një shkrepje dhe pikërisht plumbi i ka hyrë në kokë Indrit Çelaj, duke i shkaktuar atij vdekjen disa minuta më pas.

Çelaj ka qëndruar disa minuta me radhë në ambientet e biznesit të familjes Kusi, të cilët e kanë raportuar ngjarjen, sikur punëtori Çelaj ishte rrëzuar nga skela duke marrë plagë në pjesën e kokës. Pavarësisht pretendimit të autorit të krimit se vrasja kishte ndodhur në kushtet e pakujdesisë, prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tij akuzën e ”Vrasjes me dashje”. Ndërkohë të pandehur e tjerë për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, është marrë dhe Bujar Kusi, për akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”. Me të njëjtat akuza është marrë i pandehur dhe Albano Kusi, Luan Çaka, Ferdinand Bakalli, Agron Hasrama dhe Ali Sula. Sipas dokumentit të prokurorisë rezulton se Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Luan Çaka, Albano Kusi, Agron Hasrama, Ali Sula  pas ngjarjes rezultojnë nga pamjet filmike të administruara, me veprimet e tyre janë munduar të ndryshojnë ngjarjen dhe zbulimin e autorësisë së saj, me qëllimin për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e së vërtetës. Nga veprimet e kryera nga personat e mësipërm konstatohet se nuk kanë njoftuar duke ditur ngjarjen dhe autorin, por edhe së bashku duken të krijojnë një version tjetër të autorësisë së ngjarjes, për të vështirësuar zbulimin e saj dhe për të bërë të mundur largimin e autorit.

Sipas dëshmisë së njërit prej punëtorëve bojaxhiut A.B., rreth orës 11:00 –11:15 ai ka qenë duke punuar me A.N. në gips te korridori, i cili të çon në tualetet e katit të parë. Në këtë moment në katin e parë ka hyrë i pandehuri Griseldo Kusi, të cilin e thërrasin shkurt ”ELDO”, për të cilin ai e di se është djali i pronarit të objektit  Bujar Kusi dhe që vinte disa herë në ditë dhe kontrollonte punimet gjatë kësaj periudhe që punonin aty. Eldo ka ardhur i vetëm dhe pasi i ka përshëndetur, ai ka dëgjuar një zhurmë trapani me të cilin po punonte njëri nga punëtorët e kondicionerëve në njërën nga tualetet e katit të parë, tualet i cili ishte rreth 2-3 metër larg vendit ku po punonte Durimi me shokët e tij. Pasi ka dëgjuar zhurmën e trapanit Griseldo ka thënë fjalët ”Po këtu ça po bëhet” dhe menjëherë ka lëvizur nga ata i nervozuar dhe ka shkuar në drejtim të vendit (tualetit), ku po punonte punëtori i kondicionerëve. Griseldo ka hyrë brenda në tualetin ku po punonte ky punëtor dhe në këtë moment ai ka dëgjuar Griseldon t’i bërtiste punëtorit të kondicionerëve më zë të lartë me fjalët ”Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e çosh shkarkimin e kondicionerëve” dhe punëtori i kondicionerëve i ka thënë fjalët ”Nuk e di unë se ku do jetë shkarkimi” dhe Griseldo më pas i është drejtuar me fjalët ”Kur se di ti, nga do ta di unë” dhe menjëherë në këtë moment Griseldo ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri tip pistoletë dhe ja ka mbështetur në kokë punëtorit të kondicionerëve dhe e ka qëlluar. Në këtë moment punëtori që punonte nga tualeti ka parë se punëtori i kondicionerëve ka rënë në tokë, si dhe nga koka po i dilte gjak.

Më pas Griseldo ka marrë gëzhojën, e cila ra në tokë dhe ka dalë nga objekti. Më pas edhe punëtori dëshmitar ka dalë nga objekti i frikësuar dhe ka marrë veglat e punës dhe është  larguar në drejtim të banesës së tij, deri në momentin që e ka telefonuar policia, e cila i ka kërkuar të paraqitej dhe të jepte deklarim në lidhje me këtë ngjarje. Në tualet kur Durimi ka dëgjuar krismën e armës, ka qenë vetëm një punëtor  i kondicionerëve, si dhe i pandehuri Griseldo Kusi. Griseldo ne momentin qe ka ndodhur ngjarja kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra bluxhings, një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë blu, si dhe në dorë mbante një çantë ngjyrë të zezë. Griseldo ka ndezur blicin (dritën) e telefonit të tij dhe po kërkonte në tokë gëzhojën e armës dhe se po kërkonte afër trupit të punëtorit, të cilit po i rridhte gjak nga koka në atë moment dhe pasi ai  ka marrë gëzhojën, armën e ka futur sërish në brez dhe ka dalë në këmbë jashtë ambientit që ata po punonim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 20/03/2020 00:20

    Litari ne fyt mos te bejn me shpenzime shteti neper burgje.

    Përgjigju
  • luan: 19/03/2020 23:53

    kafshe..a vritet nje punetor i gjore

    Përgjigju
  • edi: 19/03/2020 13:47

    Leri brenda per Jete Po te zbatojme Ligjin Vrave pa aresye do vritesh or do mbyllesh per jete eshte me e diktueshme dhe e pranueshme nga te gjithe Shqipetaret , Por ajo familje e nisi me fukarallek dhe kur Horri u be Pashe vret kedo dhe Baben e tije BURG PER JETE BASHKE ME BERISHEN E METEN

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2020 02:45

    Kjo ngjarje mund te ishte shmangur n.q.s arkitekti ,inxhinieri I zbatimit te projektit ,inxhinieri I zbatimit te rrjetit elektrik te objektit ,si dhe pronari I objektit do kishin diskutuar se bashku e te binin dakord per mundesine e instalimit te kondicionereve si dhe ndryshime e instalime te tjera te mundshme ne te ardhmen ne object.

    Përgjigju
  • Reni: 18/03/2020 20:49

    BURG PERJETE PLERES.TE VDES NE MJERIM NE BIRUC SE I MORI JETEN NJE TE PAFAJSHMI. BURG PERJET.Ne ferr shkofte shpirti i ktij kusit.

    Përgjigju
  • Tiron: 18/03/2020 19:48

    Ne litar keta plera.. ose ti fusin ne furr ti djegim, dhe me kockat e ketyre ti bejn sapun te lajn rrobat grat..keshtu i bente hitleri njerezit qe nuk kishin vlera..

    Përgjigju
  • Vlore: 18/03/2020 19:44

    Burg për jetë

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/03/2020 19:43

    Bajgat e bajgave të bajgave fshatare

    Përgjigju
  • Kriminel i lindur: 18/03/2020 19:06

    Ne ferr dhe e ke shume

    Përgjigju
  • Burg te perjetshem gangos me shapka..: 18/03/2020 18:35

    TI maresh Jeten nje te Riu,,qe mundohet te siguroje buken e gojes,,qe Familia mezi e ka ritur me Sakrifica.. Burg per jete ...qe te mesohen te tjeret se cdo te thote te vrasesh..

    Përgjigju
  • lomi: 18/03/2020 18:13

    ENVERI I VINTE HAKUT KETYRE PLEHRAVE per dy jave I varte ne litar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale