Vrasja e Regis Runajt dhe 'Rrahamanit' në Elbasan/ Pendohet vrasësi! Halili: Si e futa në kurth dhe kush më pagoi... Nga libri fetar tek 12 mijë lekët që u gjetën në vendngjarje

TIRANË- Prokuroria e Elbasanit, ka arritur të pendojë dhe marrë në mbrojtje, njërin nga autorët e vrasjes me 27 goditje thikë të Regis Runaj, ngjarje e ndodhur në 29 korrik 2020, në dalje të Elbasanit. Personi që ka lidhur një kontratë bashkëpunimi dhe ka treguar gjithçka mbi vrasjen e Regis Runaj, është i arrestuari Euglen Halili. Ai është penduar për krimin e kryer, duke pohuar se viktimën Regis Runaj, e kishte shok dhe vrasjen e ka kryer për llogari të Xhuljano Hoxha. Ky i fundit e ka paguar me një sasi të konsiderueshme euro dhe mandej, ka qenë Euglen Halili, ai që filluar të planifikojë vrasjen e mikut të tij Regis Runaj. Runaj dhe Halili, mësohet të kenë konsumuar së bashku një sasi kokaine dhe mandej janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Euglen Halili, fillimisht e ka qëlluar mikun e tij me thikë, teksa ishin të dy duke lëvizur me motor. Goditja ka ndodhur nga prapa dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për tu vetëmbrojtur. Runaj, është qëlluar pa pushim me thikë teksa drejtonte motorin. Sipas dëshmisë së Halilit, ata të dy janë rrëzuar nga motori dhe sërish Halili, ka vijuar ta qëllojë me thikë, derisa Runaj ka humbur jetën. Në total, Runaj u qëllua 27 herë me thikë nga Euglen Halili. Pas vrasjes ky i fundit, është larguar me motorin që drejtonte viktima, mjet nga i cili u zbardh e gjithë ngjarja. Policia ka mundur të sekuestrojë motorin, gjatë kontrolleve në banesat e personave të dyshuar. Pikërisht në këtë motor, u gjendet gjurmë gjaku të viktimës Regis Runaj dhe një gjurmë gishti të Euglen Halilit. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe është njohur me provat e policisë, të cilat implikonin në vrasje Halilin.

I riu ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë gjithçka, vetëm që në fund të dënimit të ishte i favorizuar nga drejtësia. Halili ka treguar se organizatori i vrasjes së Runaj është Xhuljano Hoxha dhe se armën e krimit thikë, e kishte hedhur në lumin “Shkumbin”. Sipas tij, vrasja është kryer për qëllime përfitimi, pasi Hoxha i kishte premtuar se në këmbim të një shume financiare, të vriste Regis Runaj. Runaj, u ekzekutua barbarisht duke u lënë i mbytur në gjak në një rrugicë afër varrezave të qytetit të Elbasanit.

Regis Runaj dhe Euglen Halili

Në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 72 metra larg nga trupi i viktimës një çantë brezi me rrip, në ngjyrë të zezë, me zinxhirë e dëmtuar, tre aparate telefonash celularë, dy të markës “Iphone”, dhe një me markë të papërcaktuar, një portofol ngjyrë e zezë, një kartë identiteti në emër të Regis Runaj, një leje drejtimi automjeti, në emër të viktimës, një paketë cigaresh “Slims”, dy kartëmonedha 200 lek dhe 1000 lek, një çelës, një çakmak me gaz, një libër të vogël me përmbajtje fetare, një karikues makine, një faturë ngjyrë e verdhë dhe një kontratë për qira-mjeti në emër të viktimës Regis Runaj. Ky i fundit, njihej nga policia si konsumator droge dhe kishte njohje me Emiljano Ramazanin, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj. Për vrasjen e Ramazanit, Halili ka treguar në dëshminë e tij, se ai ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin duke informuar personat e tjerë për ta qëlluar.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 09/09/2020 14:08

    Të presin cunat brenda merr dhe nje thes me sapun me vete

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2020 00:54

    Ja dhe kriminelet tane budallenj qe lene canta me te dhena nga pas.S.d.q ne deshmine e ketij idiotit ka dicka qe nuk shkon:Ai thote qe e qellova me thike ne motor ne ecje e siper,e megjithate motoristi ka vazhduar ta drive motorin.Sipas logjikes I bie qe goditja duke marre parasysh pozicionin e vrasesit te kete qene ne organet vitale,si ne veshka,mushkeri,zorre,qafe ku kalojne arteriet.I bie qe te kete qene goditje shume siperfaqsore,se ndryshe ,ne vendet ku logjikisht duhet te kene shkuar goditjet,personi duhet te kishte vdekur ne vend,brenda disa sekondash-minutash,jo te vazhdonte te ngiste motorin.

    Përgjigju
  • GAETANO: 08/09/2020 18:26

    plera e ka vrare se e ka dit se sdo sbulohej se nga pamja sduket aq finok.po ta dinte se do zbulohej sdo e kishte bere kurre,dhe shokun,dhe mbas shpine...hidhjani krokodilave..

    Përgjigju
  • Delinquenti: 08/09/2020 16:57

    Po' xhaxhi nuk ishte edhe aq kriminel sic na qesin keto te shkollumit e sotme, EDHE TE DJELEN I COJTE NE AKSION PER PUN VULLNETARE DERI TE SHTUNEN NE PUNE KURSE SOT TE THONE BEJ CAR TE DUSH SE EDHE UN POLITIKANI QE TE DREJTOJ TY MILET BEJ DHE VJEDH CAR TE DUA

    Përgjigju
  • meri: 08/09/2020 15:43

    E llahtarshme.....,si ka mundesi qe keta te rinje arrijne te behen kriminala, pa u menduar dy here qellojne per vdekje shoket,motrat,vllezerit e etj...,shoqeria civile ku eshte....?prinderit mjaftojne qe i lindin keta femije,dhe i len te rriten me keq se kafshet e egra...qe shqyejne njera -tjetren.Kjo eshte nji tjeter shkas,perse shume te rinje kerkojne te largohen nga AT-DHEU.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja