Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Lihet në burg Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor: Isha rastësisht në vendngjarje në momentin e gabuar

SHKODËR- Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Milkjor Gjokën, i dyshuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Ridvan Ramazanit dy ditë më parë.

Ndërsa për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi, punonjës të karburantit ku u ekzekutua 46-vjeçari, është caktuar masa detyrim paraqitje pasi ata janë arrestuar për moskallëzim krimi.

Në gjykatë, Gjoka është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur duke mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Ai tha se ka qenë rastësisht në vendngjarje në momentin e gabuar. 25-vjeçari Milkjor Gjoka mohon të ketë bashkëpunuar me vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes se Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani.

Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese por gjykata vendosi "arrest me burg". 

Burime për Report Tv pranë grupit hetimor bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të karburantit ku u ekzekutua 46-vjeçari. Fillimisht ditën e ngjarjes u tha se kamerat e sigurisë nuk funksiononin, por duket se kanë qenë pikërisht regjistrimet e kamerave që kanë çuar në zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

Ridvan Ramazani është ekzekutuar me 30 plumba kallashnikovi më 28 nëntor në fshatin Mushan në Shkodër pranë një pike karburanti teksa udhëtonte me makinën e tij. Aty pranë kaloi një motor ku besohet se vëllezërit Mehmedaj të cilët kanë shkrehur karikatorin drejt Ramazanit. Familja këtij të fundit, kishte konflikte të vjetra me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë, 28 nëntor,  8 vite më parë në Shkodër.

Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazani, ngjarje e cila nuk është zbuluar sot e kësaj dite. Policia arrestoi 3 persona, mes të cilëve Milkjor Gjoka, 25 vjeç, me dyshimin se është një prej autorëve, bashkë me vëllezërit Mehmedaj.

Ramazani u ekzekutua pikërisht në vendin ai së bashku me mikun e tij Vil Shega edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasje në atë periudhë në fshatin Dajç dhe pikërisht tek vendi ku u vra sot, Ridvan Ramazani ishin për shkak të një konflikti për makinat.

Ridvan Ramazani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Vrasja në Shkodër/ Kamerat e karburantit filmuan momentin e ekzekutimit të Ridvan Ramazanit

Një detaj i ri vjen nga ekzekutimi i Ridvan Ramazanit dy ditë më parë (28 nëntor) në Shkodër.

Burime për Report Tv pranë grupit hetimor bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të karburantit ku u ekzekutua 46-vjeçari.

Fillimisht ditën e ngjarjes u tha se kamerat e sigurisë nuk funksiononin. Regjistrimet e kamerave kanë çuar në zbardhjen e autorëve të ngjarjes nga autoritetet shqiptare.

Sipas policisë, ka qenë Duel Mehmedaj ai i cili ka shkrehur breshërinë e kallashnikovit drejt Ridvan Ramazanit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Covidi: 30/11/2020 18:02

    Skema te perdorura dhe te mir studjume nga familja e hamdi kocise , hamdija mund tjete i vjeter me moshe por gjakun e djalit nuk e harroj

    Përgjigju
    • Shirqi: 01/12/2020 08:49

      Ha ha ha!! Keni has ne hundlesh tash!! Lene Hamdin ne pune te vet se i ka kry punet ça ka dash me kry ne zone tuej. Bani ndaj Duel tash.....

    • Per ty: 30/11/2020 21:03

      Pse ky hamdia paska qene i rrezikshem kshu? Ca moshe ka hamdi kocia? Po nuk ka familje qe te kete frike nga hakmarraja?

    • Hasta el fuego: 30/11/2020 18:28

      Pse u kthy n'shkoder hamdiu me dal gjiro n'biqiklet simas teje..familjen e ka siguru lek me vra ka kshuqe pse ta harroje djalin si i ka lan miljona euro per kto dit te veshtira,nuk ka me dit me u nal shkodra tash veq thuj hoxhes lales e kompani te majn kamrat hapt

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg