Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Zbardhet emri i njërit autor të arrestuar, në pranga edhe punonjësi i karburantit e një grua! 2 vëllezërit Mehmedaj në kërkim

Dy vëllezërit, Hydajet 33 vjeç dhe Duel Mehmedaj 31 vjeç vijojnë të jenë në kërkim për ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, 46-vjeçarit nga Shkodra i cili u vra me breshëri kallashnikove në makinën e tij tip "BMË X5", pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Dajçit.

Në pranga kanë rënë tre persona, mes të cilëve Milkjor Gjoka, 25 vjeç, me dyshimin se është një prej autorëve, bashkë me vëllezërit Mehmedaj. Ndërsa, 2 të prangosurit e tjerë akuzohen për moskallëzim krimit, njëri prej të cilëve punonjësi i karburantit, 49-vjeçari me inicialet B.M dhe një grua po 49-vjeçare, M.G. Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën e krimit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 30 gëzhoja kallashnikovi.

1606652044_16066388921606599560tttttttt.jpg

Ridvan Ramazani

46-vjeçari njihej si i forti i fisit Ramazani. Ai dyshohet se u vra për sherret e të birit, pasi gjatë paradites autorët e dyshuar ishin konfliktuar me të dhe më pas Ramazani ka ndërhyrë për të sqaruar situatën.

Vëllezërit Mehmedaj janë nipat e Gëzim Mehmedajt që vrau në vitet ’90 efektivin e RENEA-s Arben Ujka, sakaq janë edhe dajat e Bajram Bregut, mikut të Ibrahim Licit në Shkodër, i cili është në kërkim lidhur me vrasjen e 2 vëllezërve Bilali vitin e kaluar.

Familja e Ridvan Ramazanit ose Hysenit, kishte konflikte të vjetra me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë, 28 nëntor,  8 vite më parë në Shkodër, ndërsa për policinë një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e koçisë ishte Ridvan Ramazani

Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazani, ngjarje e cila nuk është zbuluar sot e kësaj dite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Policia jep detaje: Kapet 1 nga autorët! Mes 3 të arrestuarve edhe një grua

Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen e 46-vjeçaritRidvan Ramazani, ku bën me dije se deri tani janë arrestuar 3 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Një  prej të arrestuarve është edhe  25 vjeçari Milkjor Gjoka, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari R. H.

Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për moskallzim krimi.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.

Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Strukturat e DVP Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vijojnë  kontollet intensive në banesa e objekte të ndryshme për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • He mo: 22/12/2020 00:05

    Ty me ti qu edhe deknit prej vorrit e me tju futnkarin ngoj e ke pak

    Përgjigju
    • He mo: 22/12/2020 02:41

      Me pak fjal keke burr qe u merrke me komente se a kje gjall hijet ja kishit frik

  • 123: 29/11/2020 18:02

    O Shkodra! Nuk jane veç Bajret e Lict vetem ne Shkoder! Me tregoj nje mik nga shkodra!qe ky i vrare Ramazoni para disa vitesh ka masakruar viktimen me sharre elektrike,i ka prere koken,kembet duart dh gjymtyref te tjere,ky eshte ai qe sot u vra,ky kriminel me banden Cafet,Kullajt,Licte ,te tija qe kane Velipojen nen kthetrat e tyre,dhe shum krime te tjera te bera nd Shkoder.

    Përgjigju
    • Shirqi: 29/11/2020 21:40

      Mos ke pa ndonje film thriller mor para se me fjete dhe ke pa ndonje anderr?!! Sa per Velipojen, parvjet qante kur ju parkonte G-Wagon para hotelit te tij dhe u sjellshin si maçoke tane...........

  • Pal vata: 29/11/2020 15:48

    1 mut ma pak

    Përgjigju
    • 666: 01/12/2020 21:08

      E hangsh

  • Geri: 29/11/2020 15:45

    Cfare mund te beje shteti per te qetesuar situaten?

    Përgjigju
  • He mo moterqime: 29/11/2020 11:16

    Mos u fshe pas llagapit o burre bq. Sa ishte gjalle po ta jepte do ja merrje edhe ne goje.

    Përgjigju
    • 4453454: 29/11/2020 12:55

      Hajt se me kta mend edhe ty ta po te vjen radha shpejt

  • He mo: 29/11/2020 10:33

    Kujtun ramazant se nuk i shpon plumbi ! Ju marrt pushka mar se itu keni me i la tana ca keni ba ju e blerti e media e tan ju katunart qe bani si te fort ne shkoder

    Përgjigju
    • 666: 01/12/2020 21:09

      Ty qe t bahet qefi e provosh vet me tan qa ke legen

    • Disodiso: 29/11/2020 22:47

      Tmarrt mordja ty me ke ke shpi mor legen,a tkane kolodu naj moter kto emrat qe permend a?

    • Shkodra: 29/11/2020 14:01

      Ktej ka Shkodra skena ndigju se i kane ra kujt ne qafe apo i kane vu kujt gjobe ramazant, kshtu qe sme duket me vend me i uru vdekjen kerkujt. E keqja e madhe shkodres i vjen per bajreve dhe licve, ato mos gjeshin rahati as ne vorr

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë