Vrasja e shqiptares në Francë, autori rrëfen krimin makabër: Kryem marrëdhënie dhe më pas humba logjikën... (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi, natën e Krishtlindjeve në Mugins në afërsi të Kanës në Francë. Sipas mediave franceze është zbuluar autori i krimit makabër të shqiptares, ai është i arrestuari që ditën e ngjarjes, një 28-vjeçar nga Kana.

Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte 'humbur mendjen'.  Gjatë një fjalimi për shtyp, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

"I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi - për shkaqe që do të konfirmohen më vonë - humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën  në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin " tha prokurori.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer  kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit. Ndërsa ishte në arrest policor ai madje përshkroi një marrëdhënie gati miqësore me viktimën.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.

Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit " janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.".

37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës. Report Tv ishte këtë të shtunë pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë  bërë edhe një apel për shtetin që tju sjellë trupin e 37-vjeçares.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje teorinë e kaosit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje teorinë e kaosit