Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Greqi, dy oficerë grekë nën hetim për neglizhencë

Vrasja e gruas shqiptare nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e premte ka sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj gruas dhe reagimet e autoriteteve.  

Shqiptari deklaroi se kishte vrarë bashkëshorten për hir të xhelozisë, duke treguar edhe njëherë dramën e madhe me të cilën po përballeshin.

E ndërkohë që në media është bërë publik, një denoncim që një nga komshinjtë e çiftit kishte bërë në polici me 11 korrik, por policia nuk e kishte marrë seriozisht denoncimin e saj.

Gruaja e kishte postuar në Facebook edhe zhgënjimin e saj për mos reagimin e policisë, ajo kishte deklaruar se oficerët e policisë jo vetëm kishin ardhur 25 minuta me vonesë por nuk kishin zbritur nga makina , thjesht kishin ul xhamat e makinë. Ndaj tyre tanimë shteti Helen ka hapur një çështje penale, duke i akuzuar për neglizhencë në punë.

Denoncimi dhe mosndërhyrja e policisë ka bërë shumë të mendojnë se gjërat do të kishin ndjekur një rrjedhë tjetër. Ndoshta sot viktima do të mund të ishte ende e gjallë. 

 

 

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

‘Gangsteri’ Kozaku shfrytëzon rrëmbimin për klikime! Reagon vëllai i Fabio Dushkut nga arratia: S’kemi qenë 20 veta, në makinë qaje, t’i je i pabesë! Boll i gënjeve kalamajtë