Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës! 21 vite burg për Elton Hajnajn

Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës! 21 vite burg për Elton Hajnajn

Viktima dhe Elton Hajnaj

Elton Hajnaj, i shpallur fajtor për vrasjens e Tauland Beqirajt i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit. Hajnaj është dënuar me 21 vjet burg.

I dënuari ankimoi vendimin e gjykatës në prill të 2022-shit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

Në përfundim të gjykimit në apel, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Sokol Pina  dhe anëtare Miranda Andoni dhe Valbona Vata, vendoi lënien në fuqi të vendimit penal nr. 176, datë 12.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Elton Hajnaj u shpall fajtor për vrasjen e Tauland Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Mars 2021 në rrugën transballkanike të Vlorës.  Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani që gjenden pas hekurave u dënuan përkatësisht me 4 dhe 6 vite burgim, por që do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar me uljen e 1/3 Së dënimit. Gjithashtu u dënua për armë pa leje Sali Zeneli, mik me viktimën i cili u kap në vendngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

 Shkak për konfliktin që çoi në ekzekutimin e Beqirajt dyshohet një borxh prej 35 mijë eurosh. Viktima dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën. Kujtojmë se ngjarja kriminale e një viti më parë ka ndodhur përballë Gjykatës së Apelit Vlorë, teksa viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje. Beqiraj ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, ai njihej edhe si Taulant Beqiraj, edhe si Taulant Manaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër