'Do më njohë Arlind Pasha se kush jam'/ Vrasja e të riut në Bulqizë e paralajmëruar 1 vit më parë

BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Bulqizë, ku Fatjon Keta, 22 vjeç vrau me thikë shokun e tij, Arlind Pasha. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri ka nisur rreth një viti më parë dhe e gjitha ka qenë e paralajmëruar dhe jo diçka momentale. Mësohet se Fatjon Keta një vit më parë është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e Bulqizës dhe gjatë rrugës i ka thënë personelit: "Do më njohë Arlind Pasha se kush jam, së bashku me shokët e tij". 

Keta ndonëse flitej se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ai nuk u shtrua në spital, pasi sipas mjekëve nuk ishte në kushtet për t'u shtruar në spital. Përveç kësaj, Keta ishte një njeri i dhunshëm dhe konsumonte edhe lëndë narkotike. Familjarët kanë bërë disa herë denoncim në polici, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, çka ndoshta mund të kishte sjellë edhe parandalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Madje, ditën e krimit në mëngjes ai kishte dhunuar nënën dhe motrën e tij.

Dy muaj më parë, Keta ka tentuar të vrasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Ndonësa kanë kaluar 3 ditë nga kjo ngjarje e rëndë, nuk janë bërë ende motivet e sherrit mes dy të rinjve, që përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e Arlind Pashës, teksa policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje familjen e tij për të shmangur mundësinë e hakmarrjes nga familjarët e viktimës duke qenë se ishin fqinj.

Keta qëlloi qëlloi tre ditë më parë me thikë shokun e tij Arlind Pasha duke i shkaktuar edhe vdekjen, për të cilin deklaroi se e ka bërë me vetëdije.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Big G: 08/09/2019 20:02

    Kjo ndodh vetem ne shqiperi njerzit po kalojn ne depresion nga varferia qe kan kjo nuk ndodh ne shtetet qe kontribojn per shtetasit e tyre eshte per te ardhur shume gjynah ne cfar shteti jetojm

    Përgjigju
    • Erik: 09/09/2019 17:33

      Ata qe vrasin nga 20-30 veta ne shkolle me automatik cfare halli kane?

  • Kafsha: 08/09/2019 19:32

    Bajgëri e gjalle fshataresh

    Përgjigju
    • Asti: 09/09/2019 08:11

      Ke fol bukur

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë