BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Bulqizë, ku Fatjon Keta, 22 vjeç vrau me thikë shokun e tij, Arlind Pasha. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri ka nisur rreth një viti më parë dhe e gjitha ka qenë e paralajmëruar dhe jo diçka momentale. Mësohet se Fatjon Keta një vit më parë është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e Bulqizës dhe gjatë rrugës i ka thënë personelit: "Do më njohë Arlind Pasha se kush jam, së bashku me shokët e tij".
Keta ndonëse flitej se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ai nuk u shtrua në spital, pasi sipas mjekëve nuk ishte në kushtet për t'u shtruar në spital. Përveç kësaj, Keta ishte një njeri i dhunshëm dhe konsumonte edhe lëndë narkotike. Familjarët kanë bërë disa herë denoncim në polici, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, çka ndoshta mund të kishte sjellë edhe parandalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Madje, ditën e krimit në mëngjes ai kishte dhunuar nënën dhe motrën e tij.
Dy muaj më parë, Keta ka tentuar të vrasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Ndonësa kanë kaluar 3 ditë nga kjo ngjarje e rëndë, nuk janë bërë ende motivet e sherrit mes dy të rinjve, që përfundoi në mënyrë tragjike me vdekjen e Arlind Pashës, teksa policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje familjen e tij për të shmangur mundësinë e hakmarrjes nga familjarët e viktimës duke qenë se ishin fqinj.
Keta qëlloi qëlloi tre ditë më parë me thikë shokun e tij Arlind Pasha duke i shkaktuar edhe vdekjen, për të cilin deklaroi se e ka bërë me vetëdije.
Kjo ndodh vetem ne shqiperi njerzit po kalojn ne depresion nga varferia qe kan kjo nuk ndodh ne shtetet qe kontribojn per shtetasit e tyre eshte per te ardhur shume gjynah ne cfar shteti jetojm
PërgjigjuAta qe vrasin nga 20-30 veta ne shkolle me automatik cfare halli kane?
Bajgëri e gjalle fshataresh
PërgjigjuKe fol bukur