Në majë të kodrës dhe e mbuluar nga pemët e larta/ Kjo është shtëpia ku u fshehën vëllezërit Kusi! U gjet dhe kallashnikov

VORË- Në vijim të hetimeve, për kapjen e dy vëllezërve Kusi, autorë të dyshuar për vrasjen e teknikut të koncidionerit, Indrit Çelaj, policia ka zbuluar strehën ku dyshohet se ata kanë qëndruar disa ditë, para se të largoheshin nga Shqipëria. Siç shihet nga foto, banesa e lokalizuar në fshatin Allgjatë ndodhet në majë të një kodre, e mbuluar nga pemë të larta. 

Bëhet e ditur se gjatë një operacioni, policia ka gjetur një armë tip "Kallashnikov" në këtë banesë e cila është në pronësi të familjes Kusi, më konkretisht xhaxhait të Griseldo dhe Albano Kusit, i cili nuk jeton më aty. Nuk dihet nëse arma u përket dy vëllezërve, por mund të thuhet me siguri që nuk është arma e krimit, pasi nga hetimet dhe dëshmitë e punonjëve të tjerë, ka rezultuar se 26-vjeçari është vrarë me "pistoletë" dhe jo "kallashnikov".  

Kjo banesë u ka shërbyer Gilberto dhe Albano Kusit, si strehë për t'u fshehur dhe për t'u larguar më pas në mënyrë ilegale drejt shtetit helen. Siç ka raportuar më herët Report Tv, vetëm dy ditë pas ngjarjes së ndodhur brenda vilës 3-katëshe të familjes Kusi, antenat telefonike zbuluan se dy vëllezërit ndodheshin në zonën e Vorës dhe dyshimet janë se kanë qëndruar pikërisht në këtë banesë

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit. Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë. Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

1567417299_vellezritkusi001.jpg

Griseldo dhe Albano Kusi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Nuk treguan vrasjen/ Mbetet në burg tre të arrestuarit për vdekjen e Indrit Çelës

U përfshin në fshehjen e vrasjes së Indrit Çelajt teknikut të kondicionerit në vilën e familjes Kusi, apeli i Tiranës lë në burg katër personat e ndaluar.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se mes atyre që kërkuan lirin ishin Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli dhe Ali Sula ndërsa kërkesa e tyre u rrëzua. Edhe shkalla e parë e dhomës penale Tiranë caktoi ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg" për moskallëzim krimi.

Indrit Cela rezulton se është vrarë pas një debati për kondicionerin në vilën e Kusëve ndërsa në kërkim janë dy djemtë e Bujar Kusit, Griseldo dhe Albano Kusi.

Ora 12:21
Në majë të kodrës dhe e mbuluar nga pemët e larta/ Kjo është shtëpia ku u fshehën vëllezërit Kusi (FOTO)

Report TV ka siguruar foton e banesës ku janë fshehur për disa ditë vëllezërit Kusi, autorë të dyshuar të vrasjes të teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj. Siç shihet nga foto, ajo ndodhet në majë të një kodre në Vorë, e mbuluar nga pemë të larta. Aty në banesë u gjet edhe një armë tip "Kallashnikov", por që nuk është arma e krimit sepse Çelaj është qëlluar me pistoletë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurvci: 06/09/2019 12:57

    Po cfar doni te tregoni se nuk e dinit cfare pranash kishin keto "kontigjent"? Ku jemi ne Kine? ....

    Përgjigju
    • Geri: 06/09/2019 15:03

      Kane dashur te tregojne qe po punon policia ne operacionin ikni se po vijme. Xhaxhai ketyre vrasesi me pagese Durim Kusi ka 13 vjet qe eshte pushkatuar,keta thone automatiku ishte i tij. Eshte ketyre dhe vellezerve te tjere. plasenj brenda te gjithe kete fis vrasesish.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm