Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Rama: Policia bëri punën! U arrestuan 4 kafshët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër, në  "Myslym Shyri", ku dy vëllezërit pronarë vranë punëtorin, Indrit Çelaj,  vetëm se pikonte kondicioneri. Në një replikë më një komentues, i cili e pyeti "nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit", Rama tha se Policia e bëri punën e saj duke zbuluar ngjarjen dhe arrestuar autorët, të cilët i cilësoi si "kafshë".

Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat” shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.

Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke”.

Replika e Ramës me komentuesin

Indrit Çelaj, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ndërsa 26-vjeçari me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 25/08/2019 16:25

    Mir keni ba qe I keni arrestu Po duhet edhe ti denoni ne maksimum jo ti leni te lir mbas 3 muajsh se korruptojn gjyqtart

    Përgjigju
  • Xxx: 24/08/2019 11:57

    Kafshet qe merren me droge konfiskim banese

    Përgjigju
  • Sala: 24/08/2019 11:40

    Zoti kryeminister te lutem shiko perpara dhe mos u merr me kte te cilit i thua te mos hedh plehra pertoke sepse ky plehre ose mbetje shoqerore m sakt,eshte per vete. Vazhdoni sic e keni nosur,Bravo policia e shtetit ,te shporren gjykatesit VRASES

    Përgjigju
  • E**A**: 24/08/2019 11:20

    Kafshët zbuten, njerëzit vështirë

    Përgjigju
    • Lake: 24/08/2019 20:38

      Perdite te tilla ngjarje.po mendohem se kush do te ishte zgjidhja me e mire per keta minj pusetash.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren