Masakrimi i ujkut në Mat, reagon shoqata: Policia të vendosë drejtësinë në vend! Mos përsëritet më

Masakrimi i ujkut në Mat, reagon shoqata: Policia të vendosë drejtësinë në vend! Mos përsëritet më

Një nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, 'Albanian Wildlife Rescue Team' ka reaguar pasi Report Tv publikoi pamjet e keqtrajtimit dhe vrasjes së një ujku para dy ditësh në fshatin Kariç në Mat. Shoqata i bën thirrje policisë së shtetit dhe inspektoratit që të vendosin drejtësinë në vend për rastin. Sipas tyre, banorët në rast se konstatojnë që ujqërit kanë zbritur pranë shtëpive mund të lajmërojnë punonjësit e  Administratës së Zonave të Mbrojtura në Tiranë apo Burrel të cilat mund të ndërhyjnë për largimin e kafshëve.

"Mbetemi pa fjalë nga dashakeqësia dhe injoranca e disa shtetasve të këtij vendi. U publikua kjo video nga Report TV ku shfaqen banorë të zonës së Matit, të cilën dhunojnë një kope ujqërish - në dukje juvenil- e cila ka zbritur në fshatin e tyre. Ne si organizatë në bashkëpunim me AKZM kemi ofruar disa herë ndihmën për raste ku kafshët e egra kanë hyrë në teritorin e banesave private.

Ka grupe të gatshme të AdZM Tiranë ose AdZM Burrel të cilat mund të ndërhyn për largimin e kafshëve, pa pasur nevojë që të implikohen banorët. Sipas nenit 43 pikat 11;12;13 të ligjit nr. 10 006 të Kodit Penal të Republikës së Shqiperisë, dhuna apo vrasja e individëve të botës së egër dënohet me heqje lirie dhe gjobë deri në 300 000 lek të reja (për individ). I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Mjedisor të vën drejtësin në vend. Urojmë që ky rast tmos të përsëritet" thuhet në reagim.

Ndërkohë që banorët u shprehën para dy ditëve për Report Tv se kjo situatë është bërë e përditshme për ata dhe se po u rrezikohej jeta. Report TV solli videon e rëndë, ku banorët shihen teksa keqtrajtojnë ujkun i cili kishte zbritur në fshat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 14/11/2019 13:13

    Kriminelë fshatarë , fshatarë kriminelë!

    Përgjigju
  • Artan Caushi: 13/11/2019 22:41

    Po kur ujku po te sulmon bagetine ose femijen duhet te bejme sehir sa te vijne legenat e AdZM-se. Mjaft me budallalleqe. Disa flasin keshtu sepse nuk u ka rastisur te perballen me ujq. Nese duan ta mbrojne ujkun le te shkojne dhe te rrine prane tyre .

    Përgjigju
  • meri: 13/11/2019 21:23

    Per nji moment le ta vem veten ne rolin e ketyre Ujqeve te uritur,te shikonim nji furr buke dhe te futeshim per te rrembyer ndonje per te shuar urin,dhe i zoti te na trajtonte ne kete menyre....?!

    Përgjigju
    • Arbëri: 13/11/2019 22:38

      Unë jam tronditur nga këto pamje makabër. Tmerr...!!!

  • Ggg: 13/11/2019 20:16

    Qytetar leshi je

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/11/2019 20:09

    Cjane keto shoqata leshi qe shkaterun njerzit dhe njerezit qe nderhyjn vend e pa vende,Bile arrije deri atje sa i bejn thirrje policise qe te mare ne mbrojtje kafshen me grabitqare uqerit.Keto perfaqesues tille shoqatash nuk kane llogjiken me elementare njerzore.Uqerit po demtojn pronen dhe njerzit nje dhoqate e tille mbron uqerit grabitqar antar te kesaj shoqate.

    Përgjigju
  • Fotaqi: 13/11/2019 20:03

    Diku ne kukes ujku binte ne fshat dhe hante dhente. Fshatari i ze prite dhe e vret dhe pasi e la te ngordhur po e shihte dhe mendonte.” Ky maskara me ka ngrene 10 dele mi ka lene kalamajte pa buke” Nderkohe kalon nje e shoqates per mbrojten e kafsheve dhe fillon e uleret e bertet e i thote. Cfare ke bere shakterrove jeten e eger po pse vritet ujku. Po pse i thote fshatari ca behet? Ujku kapet dhe tridhet e i bie egersia Fhstari ia kthen ne dialekt te kukesit. Oj ti zoj ujku nuk na i qin delet na i han.

    Përgjigju
  • TTT: 13/11/2019 19:47

    Fshataret duhen bere ushqim ne kanaçe per qente, pastltaj te ushqehen ujqit e te shtohen. Me mire ujqerit se katundaret shqipfoles, 1 miliard ujq te kishte Shqiperia nuk i benin kurre demet qe shkaktuan 2 milion katundare. Kokeshtrember te zgjidhur nga zinxhiret!

    Përgjigju
  • Emi: 13/11/2019 19:37

    Ujku ka vra ujkin keshtu ka shku jete ne shqipnin lufte per egzistenc

    Përgjigju
  • mond: 13/11/2019 19:35

    asgje per tu cuditur, lufte brenda llojit, ujku me dy kembe keqtrajton ate me 4.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit