Vrasja në Durrës/ Ilir Habibi ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vëlla e kam, por më ka dalë nga zemra! Nëse e ka bërë ta vuajë dënimin, kemi ikur nga frika e gjakmarrjes

 

Ilir Habibi, duke folur ekskluzivisht për Report TV, në emisionin 'Pa Gjurmë'

Pas bashkëshortes së Majlind Habibit, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në REPORT TV ishte edhe vëllai it ë dyshuarit, Iliri.

Ai thotë se Majlindi mbante sekrete dhe se i ka dalë nga zemra që nuk ka treguar, edhe pse beson se është i pafajshëm. Shprehet se nuk ka ditur asgjë rreth ngjarjes apo dyshimeve se Majlindi ka qenë me Branko Shkozën ditën e ngjarjes. Ai shprehet se “nuk e vë dorën në zjarr për askënd, pasi Zoti dhe Majlindi e dinë se çfarë ka ndodhur”. 

Madje edhe për dyshimet për ngacmime nuk është i sigurt dhe shprehet se mund të jenë edhe të vërteta.

Intervista e Ilir Habibit për REPORT TV:

Odeta Dume: Ilir përshëndetje…

Iliri Habibi: Alo, përshëndetje.

Odeta Dume: Si je? Ilir, në radhë të parë më fal që po të shqetësoj.

Iliri Habibi: Nuk ka gjë, ti faleminderit që merr në telefon, se mua nuk më ka marrë kush në telefon, vetëm unë i kam marrë në telefon njerëzit dhe shtetin, se shteti mua s’më ka marrë fare në telefon.

Odeta Dume: Majlindi sot ka dal përpara gjykatës?

Iliri Habibi: Nuk e di, nuk e di fare se çfarë ka bërë, as nuk më intereson fare. Mua më ka dalë nga zemra, vëlla e kam pas, por ai më ka nxirë jetën. Më shkatërroi, më nxorri fëmijët rrugëve, jam rrugëve. Më ka qarë zemra, më ka qarë shpirti, vdiqa nuk mbaj dot më. Nuk kam mbështetjë nga askush, një njeri që s’ka mbështetjen as të Policisë.

Odeta Dume: Ilir, pasi ndodhi ngjarja e rëndë, Majlindi tregoi kur erdhi në shtëpi se kishte kryer këtë krim?

Iliri Habibi: Absolutisht fare, absolutisht. Ka qenë në ajër komplet, ai dhe gjithë familja. Ai çfarë ka bërë e ka bërë me dijeninë e vet, e ka mbajt siç ka mbajt gjithmonë sekretet e veta. Historikisht ai ka mbajt gjithmonë sekrete, brenda përbrenda vetes së vet. Ai nuk ka pas fare kontakt me mua. Vetëm ditën që është gjendur Branko, e kam marrë në telefon unë i kam thënë, Majlind është gjendur Branko në kanal. E dija që do i vinte keq, me të drejtë të Zotit. Edhe më tha, mos gjynah. Kaq, unë i kam telefonatat të gjitha, të zbulohet numri im, të bëhet çdo gjë se është pa faj.

Odeta Dume: U dyshua se Majlindi e ka vrarë Brankon sepse i ka ngacmuar gruan?

Iliri Habibi: Ndoshta mund të jetë edhe e vërtetë, unë s’e vë dot dorën në zjarr. Ai dhe Zoti lart e dinë. E kam pyet nusen, jo më ka thënë!

Odeta Dume: Por E..., ndodhet në shtëpi apo është larguar pas ngjarjes?

Iliri Habibi: Është larguar, është larguar. Ne jemi larguar që të gjithë. Shteti duhet të merrte masa dhe për ne, se jam me tre fëmijë, kam nusen, kam nënën e sëmurë. Dhe kam dëgjuar në lajme se na ruajnë ne, ku na ruajnë ne, ku e kam unë mbrojtjen nga shteti?

Odeta Dume: Ilir ju jeni larguar se keni frikë nga gjakmarrja?

Ilir Habibi: Patjetër, a e di ti se ai ka një fëmijë të sëmurë? Ku ia kam besën atij fëmije unë? E di gjë Xhikja mua më do, e di ai se unë jam i pafajshëm. Nga fëmijët kam frikë.

Odeta Dume: Keni folur me familjen e viktimës, me Xhiken, babanë e Brankos? E keni ngushëlluar?

Ilir Habibi: Unë kam qenë tek shtëpia e tyre, me të drejtë të Zotit, pa hile, pa asgjë. Kam shkuar e kam ndihmuar. Kam mbajt xhenazen, nuk jam lodh, e kam mbajt deri në fund. Nuk u dal dot përpara, nuk kam fytyrë.

Odeta Dume: Babai i viktimës ka deklaruar për mediat që familja juaj ka qenë në dijeni për krimin që ka bërë Majlindi, madje kishit bërë gati dhe plaçkat për t’u larguar përpara se të arrestohej autori nga policia.

Ilir Habibi: Dakord jam, është parandjenja e tij. Të vijë shteti të verifikojë, mua të më kapi, të verifikojë të gjitha telefonatat. Unë i kam me fakte, me kamerat që kam qenë në punë, turni i tretë- i dytë gjithë javës. S’kam qenë fare në dijeni as unë as familja, jam i gatshëm të përballem me çdo pyetje.

Odeta Dume: E qartë, E***, nusja e Majlindit ndodhet me ju apo është te prindërit e saj?

Ilir Habibi: Është te prindërit e saj.

Odeta Dume: Ke një mesazh Ilir për të përcjell ditën e sotme, qoftë për familjen e viktimës…

Ilir Habibi: Për familjen e viktimës më vjen keq, më ka ardh shumë keq. Ama për Majlindn nëqoftëse e ka bërë këtë krim, të marri dënimin ai, ta vuaj ai, pse ta vuaj unë? Unë nuk kam faj, fëmijët e mi nuk kanë faj.

Odeta Dume: Ju jeni larguar nga Durrësi, jeni zhvendosur në një tjetër qytet?

Ilir Habibi: Po jam larguar, jam larguar.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi ditën e ngjarjes! Branko s’më ka ngacmuar, kemi ikur nga frika e hakmarrjes


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, flet gjyshja e autorit: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm

Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, flet gjyshja e autorit: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm