Celulari zbulon skemën e vrasjes në Elbasan, mikun e Emiljano Ramazanit e nxorën në pritë (Detaje të reja)

Regis Runaj

TIRANE-Report Tv zbulon detaje të reja nga vrasja e të riu Regis Runaj në Elbasan, i cili u gjet pa jetë pranë varrezave të qytetit dy ditë më parë.

Pas sekuestrimit të celularit, grupi hetimor ka zbuluar se ka qenë një telefonatë që e nxori nga shtëpia e tij në lagjen “Shënkoll” 23-vjeçarin që nuk u kthye më i gjallë. Babai i tij ka qenë shofer në polici, ndërsa motra punon në gjykatë.

Runaj ishte dhe mik i Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu e ekzekutua 10 ditë më parë në këtë qytet në mes të ditës. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar 2 persona babë e bir, të familjes Manhasa.

Policia ende nuk ka asnjë të dhënë për motivin apo autorët e kësaj ngjarjeje.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë tuaja SPAK?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dy fjalë për injorantët që e shohin Ramën si 'perandor'