Vrasja në Kavajë/ Iu gjet drogë në banesë, Prokuroria nis hetimet për Marsida Qatjan, rrezikon 5 vite burg

KAVAJË- Marsida Qatja merret nën hetim nga Prokuroria e Kavajës lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë pak ditë më parë.

Referuar Nenit 285/a të Kodit Penal, Qatja akuzohet nga Prokuroria për përshatje të banesës për grumbullimin e personave me qëllim konsumimin e substancave narkotike, dhe ajo rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg. 

Më 9 tetor, Dritan Haxholli u vra nga Bledar Toçi në banesën e Marsida Qatjas, dhe grupi hetimor gjeti një pjatë të bardhë e cila ishte përdorur për përgatitjen e kokainës. Më pas, hetimet nxorën se kokainën e kishte sjellë shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi. 7 doza kokaine u gjetën në banesën e vëllait të këtij të fundit, Benard Toçit pas vrasjes, por ka dyshime se ai kishte me vete kokainë dhe në banesën e Marsida Qatjas pasi u gjetën sende të cilat ishin përdorur. Qatja ose ''molla e sherrit'' për vrasjen e mbrëmjes së 9 tetorit, dëshmoi fillimisht në Polici se është konsumese e lëndëve narkotike ndërsa më pas për mediat deklaronte të kundërtën se nuk ishte përdoruese e drogës dhe se në banesën e saj nuk kishte kokainë. 

Pas Bledar dhe Benard Toçit të cilët akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” tashmë dhe Marsida Qatja akuzohet për përshtatje të banesës për përdorim lëndësh narkotike. 

Madje ende si pistë për vrasjen e Dritan Haxhollit mbetet edhe përplasja për shkak të pazareve të drogës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 17/10/2019 13:43

    Edhe pse eshte nene, kjo nuk do te thote qe ka imunitet ndaj krimit. Eshte e perfshire ne pazare droge dhe ky ka qene shkaku i vertete i shkembimit te armeve. Edhe kjo duhet arrstuar bashke me te tjeret. Normal qe edhe tregtojne edhe konsumojne droge. Gjithshka pritet nga llumra si ouna e kesaj katershes.

    Përgjigju
  • Eri: 17/10/2019 10:20

    SA turp kjo kjo grua qe per shkak te saji vritet nje njeri dhe Jo vetem kaq por Thot e fshihja,dhe pika kafe me te SE ishte be kerkim.Po policies dhe prekuroria ku Jane........si Ka mundesi te mbash nje te kerkuar nga dy shtete dhe gjithmon me automatic ne dore paska levizur. Turp Afghanistan hesapi.mjere populli I shkreti.

    Përgjigju
  • Gimi: 17/10/2019 09:46

    Ca Po boni a jeni ne vete Kush i beson ktyre shoke e shoqe Keta jane per burg te gjithe E vrane per pazare droge Kjo me tre burra n shpi ne dy te nates Kjo femer zhagarravine Me kalamaj te vegjel n shpi E bin shoke konsumon droge Vareni vetem ajo i duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë