Vrasja në Kavajë/ Marsida: Burrin e kam serioz, nuk të fal! Dritani s'kishte asgjë për të humbur

Vrasja në Kavajë/ Marsida: Burrin e kam serioz, nuk të fal! Dritani s'kishte asgjë për të humbur

Marsida Qatja është e bindur se ngjarja e Kavajës e katër ditëve më parë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, nuk ka për t’u mbyllur me kaq. Marsida thotë se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me viktimën Dritan Haxhollin dhe as me të plagosurin Bledar Toci. Sipas Marsidës, burri i saj, që ndodhet në burg jashtë vendit, nuk ka për të falur.

“Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test droge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji. Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim.

Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen.

Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, i kisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida. Marsida tregon se ka në pronësi një agjenci udhëtimesh, me të cilën siguron jetesën. Gjatë intervistës në 'Open', ajo mohon se ka ekzistuar një plan për të vrarë Dritan Haxhollin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 15/10/2019 17:42

    Po moj ata thjeshte ishin shoket e tu,qelluan aty, apo ishin homo sipas teje dhe kerkuan nga ty mbeshtetje.

    Përgjigju
  • Bio: 14/10/2019 23:35

    Eshte me shume serioz apo kornuto???

    Përgjigju
  • ....: 14/10/2019 23:21

    Ti ske lidhje me kto... Ti ke lidhje me atë shprehjen. Trimi mire me shokë shumë.

    Përgjigju
    • Tupatubo: 15/10/2019 12:54

      Nuk esht goc e keqe,thjesht ka pak neps.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh