Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit, janë bërë problem shumë herë! S’kanë pasur konflikte më parë

MALIQ- Një sherr me thika mes dy fqinjëve u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku për pasojë një person mbeti i vrarë. Viktimë e konfliktit ka mbetur Nestir Sotiri dhe autor është Velo Azisllari, i cili ka mbetur i plagosur.

Fqinjët thanë për Report Tv se shkak i konfliktit mes dy fqinjëve dyshohet të kenë qenë sherri për qentë që autori Azisllari ka në shtëpi. Ata shprehen se qentë janë bërë edhe herë të tjera problem në zonë, madje banorët e kanë denoncuar në një emision investigativ.  

“Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë.

Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë akuzuar te STOP. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”, shprehen fqinjët.  

I shokuar nga ngjarja ka mbetur edhe vëllai i autorit, i cili i sapo kthyer nga Greqia.

“Nuk di asgjë unë jetoj në Greqi. Nuk kam forcë kurajë të llafos. Erdha për pushime ndodhi kjo gjëja. Nuk them dot asgjë. Vëllain kam një muaj që kam ardhur vetëm njëherë e kam parë. Me blektori me tregti. Nuk kam fjalë, nuk shprehem dot. Fshatarë. Në vitet që unë kam qenë këtu, shumë shokë, shumë të dashur të respektuar. Nuk gjej fjalë të shprehem. Isha në gjumë, kur e shikon gruaja në televizor, hajde pak më thotë”, shprehet ai.

Ndërkohë, fqinjët shprehen se Nestir Sotiri dhe Velo Azisllari nuk kanë pasur konflikte më parë mund të çonin deri në këtë ngjarje.

“Nuk e di kam ikur që i vogël. Nuk e di ca kanë patur kto. Nuk ma do mendja të kishin konflikte.

Shumë njeri i mirë. Edhe Velo i mirë., Nuk dimë gjë vetëm kur e dëgjuam në televizor. Na ra pika.

Po dridhemi. Na vjen keq për të dy palët. Ishin burra punëtorë, shikonin punën e vet, nuk ishin të sherreve”, shprehen ata.

Ngjarja u regjistrua një natë më parë në fshatin Rëmbec, Maliq, rreth orës 21:40. Pas sherrit me thika, Sotiri mbeti viktimë, ndërsa Azisllari është në spital i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Vrasja në Maliq, shoqërohet në polici djali i viktimës! Goditi me grushte autorin pasi iu sulën qentë në stallën e bagëtive

1660051354_we.JPG

Djali i Nestir Sotirit që u vra mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës është shoqëruar në polici për të dëshmuar për ngjarjen e rëndë pasi ishte i vetmi dëshmitar në vendngjarje. Ka qenë Erion Sotiri, djali i viktimës ai që ka goditur me grushta autorin e ngjarjes, Velo Azisllari që plagosi për vdekje babain e tij. Në momentin e ngjarjes djali ka qenë me babain e tij në stallën ku mbajnë bagëtitë kur qentë e autorit iu kanë lehur dhe sulur. Kaq ka mjaftuar që babë e bir të ankohen për këtë situatë te autori por ky i fundit nuk i ka pritur mirë duke degraduar në përdorimin e thikës që autori mbante me vete.

Autori ka qëlluar në drejtim të Nesti Sotirit bashkëfshatarit të tij, goditje kjo që ka rezultuar fatale për 60 vjeçarin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në pak minuta rreth orës 21:40 në fshatin Rrëmbec te Maliqit pranë stallave të dy bashkëfshatarëve ndërsa qentë e autorit kanë qenë shkaku i konfliktit që çoi në një vrasje. Qentë e autorit Velo Azisllari janë bërë shkak edhe për denoncime nga bashkëfshatarët e tjerë në emisione investigative pasi ky ishte një problem për gjithë lagjen. Asnjëherë banorët e lagjes nuk kanë gjetur qetësi nga qentë e autorit por ashtu siç thonë dhe vetë banorët nuk janë marrë shumë me autorin pasi ai nuk i dëgjonte.

Vrasja e 60 vjeçarit në Rrëmbec ka tronditur mbarë opinionin publik për vetë faktin e motivit. Për mediat vëllai i autorit është shprehur i shokuar ndërsa të afërmit e viktimës akuzojnë autorin dhe presin dënim maksimal për të.

SI.E./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit