Vrasja për kamerat e sigurisë në Vlorë/ Shoqërohen në polici 10 persona, autori me viktima ishin konfliktuar më herët për murin ndarës

Vrasja për kamerat e sigurisë në Vlorë/ Shoqërohen në polici 10 persona, autori me viktima ishin konfliktuar më herët për murin ndarës

Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Policia e Vlorës ende nuk ka rënë në gjurmët e 25-vjeçarit, Jurgen Licit i cili ditën e djeshme qëlloi me shkop bejsbolli duke e lënë të vdekur, krushkun e tij, Bujar Mehmetaj.

Ngjarja ndodhi në periferi të Vlorës në vendin e quajtur pusi i Mezinit. Dyshohet se autori me viktimën kishin një konflikt të vjetër pronësie ndërsa sherri është agravuar nga vendosja e kamerave të sigurisë.

Burimet nga grupi hetimor thanë për Report TV se krushqit që janë edhe komshinj me njëri-tjetrin para disa vitesh kanë patur një konflikt për spostimin e një muri ndarës në pronat e tyre.

Ndërsa paraditen e së mërkurës janë konfliktuar për kamerat e sigurisë. Autori, Jurgen Lici pretendonte se kamerat e vendosura në banesë nga Bujar Mehmetaj filmonin edhe shtëpinë e tij.

Në fillim Lici e ka qëlluar nga këmbët, por kur 60 vjeçari është kundërpërgjigjur, ai e ka qëlluar me shkop bejsbolli në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 10 persona, dëshmitarë në vendngjarje dhe familjarë, për të hedhur dritë rreth ngjarjes. Dëshmitarët mësohet se janë shprehur se gjithçka ka ndodhur shpejt dhe e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë. Ndërsa familjarët kanë deklaruar se ishin në dijeni të konfliktit por nuk e kishin menduar se mund të degjeneronte në vrasje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët