Vrasja për varësen, policia
prangos 20-vjeçarin Aldo Hoxha

Vrasja për varësen, policia <br />prangos 20-vjeçarin Aldo Hoxha
TIRANE - Policia e kryeqytetit ka arrestuar shtetasin Aldo Hoxha pasi akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së Fatbardha Tafës 4 ditë më parë pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

"Në kuadër të shumë veprimeve policore të realizuara mësë miri përmes strukturave të policisë, u realizua operacioni i koduar "Loja e Rreme" ku u ndalua në bazë të Urdhërit të Prokurorit, shtetasi Aldo Nexhmi Hoxha, 20 vjec, lindur e banues në Tiranë, i evidentuar më parë si kontigjent me precedentë të rëndë kriminal", bëri të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp.

Hoxha ishte marrë më parë në pyetje nga forcat e rendit por nuk kishte pranuar të përgjigjej. Atij i ishte gjetur edhe një kapele me njolla gjaku, të cilët forcat e rendit e çuan për ekspertizë. Nga kjo e fundit rezultoi se gjaku ishte pikërisht ai i viktimës 38-vjeçare, e cila u godit për vdekje ndërsa katër ditë më parë ecte në këmbë së bashku me motrën e saj, Lumturie Gjana, kur dhe Hoxha së bashku me një person tjetër ka tentuar t’i grabisë varësen e floririt.

Prej 72 orësh ai mbahej nën vëzhgim ndërsa policia ishte në pritje të firmosjes së urdhërarrestit nga Prokuroria, ndërkohë që 20-vjeçari ndodhej në banesën e tij, në zonën e Laprakës dhe survejohet nga forcat e rendit.

aldo hoxha logo madhe

Policia e Tiranës shoqëroi gjithashtu edhe dy persona të tjerë, mësoi Shqiptarja.com. Njëri prej tyre, me iniciale J. M., është një shok i ngushtë i Aldo Hoxhës dhe dyshohet gjithashtu se është bashkëpunëtori i tij në ngjarje. Ndërsa personi tjetër është një i njohur i dy të rinjve që mendohet se mund të jetë në dijeni të detajeve të tjera. Nëse policia do të arrijë të provojë bashkëautorësinë e ndonjërit prej tyre në krim, pritet që masa e shoqërimit të kthehet në arrestim.

NE QERSHOR DOLI NGA BURGU
Aldo Hoxha ka qenë dënuar edhe më parë për prishje të qetësisë së publike dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja në fjalë, që i kushtoi edhe një vit burg, ka ndodhur përsëri pranë ish-Fushës së Aviacionit, ku 20-vjeçari, me 8 klasë shkollë, më 27 qershor 2011, rreth orës 22:30, është përfshirë në një sherr me disa banorë të zonës. Gjatë konfliktit është qëlluar edhe me armë zjarri, gjë që ka bërë ndërhyrjen e forcave të rendit.

“Policia e Shtetit ka identifikuar të pandehurin Aldo Hoxha is personi që mbante armë zjarri pa leje të organit kompetent dhe që kishte qëlluar me këtë armë në konfliktin e ndodhur në këtë zonë. Ky person, dhe pikërisht i pandehuri Aldo Hoxha, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit, për ngjarjen në fjalë, e ka dënuar Hoxhën me një vit burg.

Në atë rast, policia gjenti në vendngjarje dy gëzhoja “të cilat pas ekspertimit balistik kanë rezultuar gëzhoja kallashnikovi, të cilat ishin qitur pikërisht nga arma e zjarrit kallashnikov që iu kap të pandehurit Aldo Hoxha, në momentin e arrestimit në flagrancë”, lexohet në dokumentacionin e Gjykatës së Tiranës.

DENIMI I PERGJYSMUAR
Punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë ndjekur të riun nga afër “pasi ai nuk i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ndaluar dhe për t’u dorëzuar në afërsi të karburant Elda”. Më pas “i pandehuri Aldo Hoxha, nga frika, ka hedhur armën e zjarrit duke e flakur atë tutje dhe ka tentuar të largohet”. Prangosja e tij e parë nuk ka zgjatur shumë, ndërkohë që sot erdhi e dyta.

Prokurori i çështjes, Gjergj Tako, kërkoi për dy akuzat e ngritura ndaj Hoxhës një dënim me dy vjet burg. Por gjyqtarja Ardiana Bera, me vendimin e datës 19 dhjetor 2011, e uli dënimin në 1 vit heqje lirie.

Pas një qëndrimi 12 mujor në qeli, Aldo Hoxha iu rikthye aktivitetit kriminal, që çoi edhe në vdekjen e 38-vjeçares Fatbardha Tafa katër ditë më parë pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula