Vrasje dhe 2 ton kanabis! OFL për herë të parë në Dibër, u kërkon llogari për pasurinë 4 të dënuarve

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për vrasje dhe drogë, të cilët janë; Uran Skuka, Artan Buci, Eltion Daçi dhe Skënder Topalli.

Por si janë historitë e tyre? Uran Skuka në 11 shkurt të vitit 2014 akuzohet se vrau Basri Nikollin, ish-kunatin e tij në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e nënës së tij, Naime Skuka, krim për të cilin akuzohen ish-gruaja e tij, Hike Skuka dhe ish-kunata Xhemile Skuka.

Pra në këtë rast më shumë se për pasurinë bëhet fjalë për një formalitet që formulari i dërgohet cdo të dënuari. Rasti i dytë është Artan Buci, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër me 13 vjet e 4 muaj burg për vrasje. I treti është Eltion Daçi, i dënuar me 5 vjet burg për drogë. Daçi në prill të vitit 2017 u arrestua pasi policia i sekuestroi 2 ton kanabis të fshehura në konteiner në Mat.

Emri i fundit, të cilit iu dërgua formulari për vetëdeklarimin e pasurisë është Skënder Topalli i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg për vrasje. Sipas procedurës këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri