Apartamente, biznese dhe 4 'X5'-sa/ Sekuestrohen 3.7 mln € pasuri të dy vëllezërve në Tiranë të dënuar për vrasje, drogë e prostitucion në Belgjikë

TIRANE-Me kërkesë të policisë së Tiranës pas një hetimi një vjeçar gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.7 mln euro të dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha 42 vjeç dhe 43 vjeç, banues në Tiranë me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe prostitucion në Belgjikë. Të dy vëllezërit i kanë përfunduar dënimet në Belgjikë dhe tani janë të lirë, aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Policia deklaron se Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në Belgjikë, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike".

Po sipas policisë, Edmond  Hoxha ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Në këtë dosje Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

1589200512_hoxha.jpg

Edmond Hoxha

Pasuria e sekuestruar
4 apartamente në Tiranë
2 apartamente në Sarandë
1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë 
1 njësi tregtare
1 palestër
7 garazhe 
2 aktivitete biznesi në Tiranë
4 automjete BMW X5
Llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari  në tri banka të nivelit të dytë

Hetimi për pastrimin e parave vijon. Policia njofton se në funksion të planit operacional “Investimi”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre vëllezërve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 12/05/2020 05:34

    Kta i kan ba niher dhe po e kan shendetin do ti bejn prap

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 11/05/2020 18:29

    Ky mos asht XENI i var oblikes ne Laprak

    Përgjigju
    • Kurozo: 11/05/2020 20:21

      Kush Jane keta se nuk Jane degjuar naj here. Jane te forte ne tirane apo jo.

  • Drejtesi: 11/05/2020 17:08

    Nuk ka burra shqiperia ,vrasin kot.nuk vrasin ata qe duhet ,dhe madje ta d**in me b*enzin se leket me vajzat edhe motrat shqiptare i kan bere keta mostra

    Përgjigju
  • Sokoli: 11/05/2020 15:55

    Çfare behet, çfare behet! Ne te shkretet me shkolle te larte dhe nuk kemi nje prone nga lista e gjithe ketyre pronave. Po me cfare e vune kete mall e pasuri keta spurdhiaker, perveç se me paret e krimit.

    Përgjigju
    • Astrit A: 12/05/2020 00:07

      A e njef ti plak qe i thu spordhjak. si mendo a do kishe takat tja thoje ne sy apo je spordhjak vet. kan icik faj kto se i kan karriget e rehatshme dhe ulesh ti aty pa rreziku me tu ftof prapanica dhe sha ntelefon. imagjino me rreziku burg ose kaptinen ti o fakir. Po zoti shef prandaj tka len ty aty ku je dhe ato aty ku jan

    • Safet: 11/05/2020 16:25

      O plak duhet me u perpjek pak te besh pare.Me rroga ska bere njeri para

  • segar: 11/05/2020 14:15

    po kryeministri tha amnesti per para te pista per te gjithe? ne qofte se luli fle gjum gjith diten, kryeminstri jone genjen gjith diten

    Përgjigju
    • Astrit A: 11/05/2020 23:55

      Per kto nuk keni degjuar sepse nuk i kan ren ne qaf dikujt sidomos xhepit ju barrbonave qe shani pa lidhje. Nuk ju ka fal njeri gje, kan vujt me arrit aty. Me vujt sdo asnji nga ju prandaj knaqeni me fatkeqsin e tjetrit. Uroj shum tju kthehen mbrapsh ca ju kan marr. dhe po sju a kthyn mbrapsh zoti shef, zoti mbar do ju a bej se nuk ka nji njeri qe i njef qe tthoj nji fjal tkeqe per to dhe per familjen e tyne.

    • Toku: 11/05/2020 16:38

      Pse s'ke ku i fsheh kot

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët