Penguan zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, në pranga dy shokët e dhëndrit të Qazim Sejdinit
Sokol Sanxhaktari,Ardiano Hajdari dhe viktima Florian Lamcja
Policia e Elbasan ka arrestuar dy persona të tjerë duke e çuar në katër numrin e të prangosurve për vrasjen e Florian Lamçes me datë 30 korrik në një lokal në qendër të qytetit.
Si pasojë e hetimeve të thelluara janë arrestuar Mehmet Muça 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata. Për Muçën rëndojnë veprat penale 'moskallzim krimi' dhe 'veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërkohë për Amadeus Lamçja "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore".
Mehmet Muça
Burimë të Report TV bëjnë me dije se të dy këta persona kanë larguar armët nga vendngjarja. Të Sokol Sanxhaktarit dhe Florian Lamçes. Para vrasjes ka patur disa të shtëna, pasi tre predha janë gjetur në lokalin në fjalë nga policia.
Më herët blutë e Elbasanit kanë arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes dy shokët e ngushtë të Florian Lamçes, Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryetarit të bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe Ardiano Hajdarin.
Ata dyshohen se pasi pinë me Lamçen deri në orët e mëngjesit e qëlluan më pas me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Dy të arrestuarit e sotëm janë shokë të Sokol Sanxhaktarit dhe Florian Lamçes, ndërsa kanë qenë në vendngjarje.
Tre ditë më parë Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari kërkuan nga gjykata e apelit të hiqte masën e sigurisë arrest me burg, por kjo nuk ndodhi. Dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.8%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1125
Lajme të tjera
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
-
FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, autoambulanca merr të plagosurin
14 Prill, 11:25
-
Gramsh/ Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga, 2 në kërkim! Në hetim dhe kryeplaku e inxhinieri i mjedisit
14 Prill, 10:29
-
Prrenjas/ U përplas me makinë nga shoferi i dehur, 24-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh në koma! Arrestohet shoferi
13 Prill, 17:30
Dalin prap rroft partia ne krye shokun edvin Rama
Përgjigjuhajvanistan or ti mik, marsupjala me allti me vete, S klasa pa fund, laca me syze floriri, spinela me puro ne dor, kokcepa orjenti...
PërgjigjuJe shumë rëndë, të shkuara...