Vrasja në Vermicë dhe plagosja e të riut sirian në Prizren! U përdor e njëjta pistoletë, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Vrasja në Vermicë dhe plagosja e të riut sirian në Prizren! U përdor e njëjta pistoletë, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja dhe plagosja

Një sirian është gjetur i vdekur në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa një 16-vjeçar, po nga Siria është gjetur i plagosur me armë zjarri në Prizren. Mësohet se për të dyja ngjarjet është përdorur e njëjta armë zjarri.

Plagosja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 00:42. Policia e Prizrenit mori njoftim në lidhje me një person të shtrirë para derës së një shtëpie. Kur arritën në vendin e ngjarjes, efektivët e gjetën të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. Menjëherë njoftuan ambulancën, të cilët e cuan në spital dhe pas kontrollit u konstatua se kishte një plagë në këmbën e majtë të 16-vjecarit që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.

I riu është identifikuar me inicialet K.A., sirian, i cili është dukë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:40, në fshatin Vermicë u gjet pa shenja jete një sirian. Sipas dyshimeve të para, të dyja ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën pasi pranë trupit të pajetë, u gjet pistoleta e përdorur edhe në plagosjen e 16-vjeçarit, një karikator me gjashtë fishek, një telefon dhe disa gëzhoja.

Vazhdojnë hetimet nga ana e autoriteteve kosovare si dhe ato shqiptare për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

S.C/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës