Klodian Kola vret nga pakujdesia shokun në Bulqizë, dolën për gjueti, arrestohet! Prindërit fshehën rrobat me gjak dhe çmontuan armën e gjahut

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme (26 nëntor) në qytetin e Bulqizës , ku mbeti i vrarë Elidon Basha, 22-vjeç. Ajo që nisi si gjueti mes dy të rinjve, Klodian Kolës dhe Elidon Bashës përfundoi në vrasjen e këtij të fundit me anë të një kallashnikovi. Ngjarja ndodhi në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Pas rreth 24 orësh policia ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes si dhe ka arrestuar Klodian Kolën, 27 vjeç për vrasje nga pakujdesia. Nën hetim janë dhe prindërit e Kolës pasi kanë fshehur provat, armën e gjahut, motorin që udhëtonin të rinjtë dhe rrobat e gjakosura të viktimës.

"Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës", njofton policia.

Por fillimisht Kola ka mohuar të ketë vrarë shokun e tij dhe në polici ka deklaruar se janë qëlluar nga persona të tjerë. Pas ngjarjes, të riut i janë bërë 4 orë sorollatje nga spitali në spital. Report Tv mëson se 22-vjeçari Elidon Basha ka marrë plagë në krahun e djathtë, poshtë supit. Ai është paraqitur në spitalin e Bulqizës rreth orës 23:00 ku mori ndihmën e parë, por duke qenë se në këtë spital nuk ka kirurg u nis drejt spitalit të Peshkopisë. Gjendja shëndetësore e Bashës u përkeqësua, dhe nga spitali i Peshkopisë u nisu rreth orës 02:00 drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës për shkak të gjakderdhjes.

Uniformat blu kanë sekuestruar disa materiale si arma e gjahut, kallashnikovin, një armë sportive elektrik dore dhe motorin me të cilët të rinjtë kishin dal për gjah. Ndërkohë edhe prindërit e dy të rinjve janë nën hetim pasi kanë fshehur provat e ngjarjes. Mësohet se ata kanë fshehur rrobat e gjakosura që i kishte veshur Elidon Basha mbrëmjen e djeshme, kishin çmontuar një prej armëve të gjahut që përdorte Klodian Kola si dhe fshehjen e motorit që udhëtonin të rinjtë.

Materialet  hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të Klodian Kolës " Vrasja nga pakujdesia", "Armëmbajtje  pa leje","Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë",  "Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt",  dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Zbardhet vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, në pranga shoku i cili e qëlloi, Klodian Kola

Autori Klodian Kola, viktima Elidon Basha dhe kallashnikovi me të cilin u vra 22-vjeçari

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës ku mbeti i vrarë Elidon Basha. Blutë vendosën në pranga Klodian Kolën, shokun e 22-vjeçarit pasi ky i fundit ishte ai që e qëlloi me kallashnikov.

Policia e ka cilësuar këtë ngjarje si vrasje nga pakujdesia teksa dy të rinjtë kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa armë, kallashnikovi, një armë gjahu, një armë sportive një gjerdan me fishekë një elektrik dore si dhe disa rroba me njolla gjaku që i kishte veshur viktima.

Gjithashtu nën hetim janë dhe prindërit e Klodian Kolës, H.K. dhe M.K. pasi kanë bashkëpunuar për fshehjen e provave dhe pengimin e hetimit mbi këtë ngjarje. Mësohet se prindërit e të riut, kanë fshehur motorin me të cilin udhëtonin viktima edhe autori mbrëmjen e djeshme, rrobat me njollat e gjakut si dhe kanë çmontuar armën e gjahut që përdote Klodian Kola.

Materialet  hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të Klodian Kolës " Vrasja nga pakujdesia", "Armëmbajtje  pa leje","Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë",  "Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt",  dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës".

Ora 15:27
Vrasja e të riut në Bulqizë/ Familjarët e Elidon Bashës nuk pranojnë që të kryhet autopsia e plotë

Familjarët e 22-vjeçarit Elidon Bashës nuk kanë pranuar që autoritetet të bëjnë autopsinë e plotë.

Prokurori pasi ka bërë këqyrjen e trupit të viktimës ka vërejtur që plumbi që ka kapur në shpatull 22-vjeçarin nuk ka prekur organe jetësore.

Për këtë ka kërkuar nga familjarët që të firmosin një deklaratë që nuk kanë pranuar autopsinë e plotë të viktimës.

Pas firmosjes së deklaratës për mosbërjen e autospisë, familjarët kanë tërhequr trupin.

Ndërkohë hetimet vijojnë në dy pista atë të vrasjes nga pakujdesia dhe asaj të vrasjes së qëllimshme ku kryesorja është ajo e vrasjes pa dashje.

Ora 11:31
Vdekja e 22-vjeçarit në Bulqizë/ Shoku: Nuk e vrava unë, na qëlluan

Klodian Kola, 27-vjeçari ka mohuar që të ketë qëlluar aksidentalisht shokun e tij, Elidon Basha. Sipas dëshmisë së tij, që Report Tv e disponon, Kola ka deklaruar se i kanë qëlluar.

Ora 10:38
U qëllua aksidentalisht nga shoku/ 22-vjeçari 4 orë sorollatje në spitalet e Dibrës, vdes rrugës teksa po sillej në Tiranë

4 orë sorollatje i janë bërë të riut në qytetin e Bulqizës, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, e për pasojë humbi jetën. Report Tv mëson se 22-vjeçari Elidon Basha është paraqitur në spitalin e Bulqizës rreth orës 23:00 ku ka marrë ndihmën e parë, por duke qenë se në këtë spital nuk ka kirurg është nisur drejt spitalit të Peshkopisë. Gjendja shëndetësore e të riu është përkeqësuar, dhe nga spitali i Peshkopisë është nisur rreth orës 02:00 drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës.

Ora 10:14
Del fotoja/ Ky është 27-vjeçari që qëlloi aksidentalisht shokun në Bulqizë

Report Tv ka siguruar foton. Ky është Klodian Kola, 27-vjeçari i cili ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij, Elidon Basha teksa ishin për gjah. 22-vjeçari fatkeqësisht ndërroi jetë teksa po dërgohej me Urgjencë në spitalin e Tiranës.

Ora 10:10
FOTO/ Ky është 22-vjeçari që u vra aksidentalisht nga shoku

Ky është 22-vjeçari Elidon Basha, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, Klodian Kola.

Ora 08:51
Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep njoftimin zyrtar

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në qytetin e Bulqizës, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.

"Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë - Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

Ora 08:45
Vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë/ Dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga shoku, kishin dalë për gjah

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut në Bulqizë. Nga burimet e Report Tv, mësohet se 22-vjeçari është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij me të cilin ishin së bashku për gjah.  

Ora 08:40
EMRI/ Kush është i riu që është vrarë në Bulqizë

Report Tv mëson se i riu i cili është vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte është Elidon Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të ketë shitblerje të votës edhe më 25 prill?

Komento

Komente

  • Iris: 28/11/2020 00:54

    Ah prinder,prinder!Kur thuhet se shume dashuri te vret,ky eshte shembulli klasik.S.d.q. shqipot jane unik per shume gjera,nje nga keto,perdorimi i kallashnikovit ne gjueti.Po prokuroria ia morri nga gishtat mbetjet e grimcave te barutit ?

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/11/2020 22:00

    Bajgëri e gjallë shtazësh neandërtalë. Tani natyra ne ate pjese do qetesohet. Lepujt, sorkadhet e dhelprat do jetojnë të qeta.

    Përgjigju
  • robi: 27/11/2020 21:29

    E ka mare per keter mesiguri.

    Përgjigju
  • O tej: 27/11/2020 16:21

    Cubat e malcise

    Përgjigju
  • Ema: 27/11/2020 12:00

    Kta o kushin dal me bo ndonje vjedhje gjekundi dhe e vran o kjo historia e gjuetis esht histori e konsumuar cudi si e ka ngren policia

    Përgjigju
    • Arbëri: 28/11/2020 09:41

      Kjo është një 1000% e vertet, famimilja nuk pranon autopsi e drejtësia hesht....

  • Scutari: 27/11/2020 11:14

    Karma is bitch!!

    Përgjigju
  • anonymous: 27/11/2020 08:41

    cfar mund te ket ber nje 23 vjecar per te merituar vdekjen?egersirat e mutit

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali, edhe 2 të tjerë nën hetim pas analizave të ADN-së! Misteri i abortimit të fëmijës nga Elona Kaleshi, i kujt ishte ai?