Vrasje, prostitucion, trafik të lëndëve narkotike, kush janë 4 'të fortët' që OFL-ja i kërkon të justifilkojnë pasurinë

TIRANË- Arben Ruço, Frederik Arifi, Meardi Berberi, Shkëlqim Sharra janë 4 emrat e radhës të OFL-së që do duhet t'i përgjigjen brenda 48 orësh me shkrim formularit të vetdeklarimit të pasurisë.

Po kush janë këta persona dhe për ccfarë janë dënuar? Arben Ruço banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i  lëndëve narkotike”. Më parë Ruço ka qenë i angazhuar edhe në partitë politike ku në vitin 2017 është përfshirë në një epsiod blerje votash në Korçë për llogari të LSI. Në atë kohë policia e ndaloi atë së bashku me sekretarin e LSI-së në këshillin bashkiak të Korçës, Pajtim Myrtollari pasi dyshoheshin se ishin përfshirë në blerje votash.

Frederik Arifi është personazhi tjetër i botës së krimit që do duhet ti përgjigjet OFL. Arifi është një emër i njohur për drejtësinë pasi më parë është dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. I njohur ndryshe si “Riku i Tmerrshëm” në vitin 2010 ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam. Fillimisht Arifi kishte marrë peng shqiptarin duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh ku pas kësaj kërkese Riku i “Tmerrëshëm” e ekzekutoi atë ngjarje kjo që daton në vitet 2001.

Maerd Berberi është gjithashtu një tjetër i dënuar që është future në sitën e OFL. Berberi me origjinë nga Pogradeci  rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturave vendore të bashkisë së Pogradec  ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizimeve. Nga ana tjetër në 2016 ai u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellësit pasi ky i fundit e uli në detyrë Berberin nga drejtor juridik në punonjës të thjesht. Vendim ky që nxiti konflikt dhe mes kreut të Ujësjellës-Kanalizimeve, Marsel Isallari dhe Berberit ku ky i fundit e kërcënoi atë me jetë.

Shkëlqim Sharra është emri i fundit që do duhet ti përgjigjet OFL brenda 48 orësh. Sharra banues në Elbasan, rezulton i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Meardi Berberi

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/05/2020 21:51

    Fshatarë

    Përgjigju
  • Po peqini: 22/05/2020 14:47

    Atje skan byth njeri me u fut atje jan te gjith ordinerat e shqiperis. E askujt sika dal as dhe njehere emri .. atje jon parexhit e njishat e gjith shqiperis

    Përgjigju
    • WTF: 23/05/2020 09:32

      Po kot nuk thone je bo si Gamor Peqini, Peqinsit i kapin shpejt ktej nga evropa se kane theks francez

    • Per ty o peqini: 22/05/2020 16:21

      Hahaha ne peqin vetem gamor dhe kuaj shef. Nuk e rru kush me hy ne peqin, se atje vetem barbona ka

    • ca thu: 22/05/2020 15:31

      po shko mer legen kush e rru per to. Dava katunaresh peqinsa

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit