Akuzat për krime lufte/ Zbardhet dosja e plotë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga s'jep emra të viktimave, 29 persona u torturuan në Kukës e Has

TIRANË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës kanë publikuar dosjen e plotë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.  

Në këtë dokument janë të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi mbi bazën e të cilave është bërë arrestimi i tyre.

Edhe pse gjatë seancave të para palët mbrojtëse insistuan që të zbuloheshin identiteti i viktimave dhe dëshmitarëve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pala akuzuese për hir të sigurisë së personave refuzon të pranojë kërkesën edhe pse kjo do të vështirësojë dukshëm punën e palës mbrojtëse.

“Në bazë të Nenit 39, pika 11 me kërkesën e prokurorit special, kërkohet sërish që të mos ketë zbardhje të identitetit të viktimave dhe dëshmitarëve për hir të sigurisë së tyre fizike. Të paktën ato do të jenë të fshehta në fazën fillestare të hetimit,” thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzë theksohet se krimet e kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë të shumta, sipas tyre të paktën 246 pjesëtarë të UÇK-së janë të përshirë në krime.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, anëtarët e UÇK-së kryen akte të shumta dhune dhe keqtrajtimi ndaj qindra civilëve në të gjithë Kosovën dhe në veri Shqipëria. Në bazë të aktakuzës së zbuluar në të gjithë Kosovën dhe Shqipërinë Veriore janë kryer krime ndaj 392 individëve nga Prill 1998 deri afërsisht në Gusht 1999.”

Sipas tyre civilët u kapën në pikat e kontrollit, në rrugë, në shtëpitë e tyre ose vendet e punës, shumë prej të cilëve u keqtrajtuan në kohën e arrestimi i tyre. Në aktakuzë theksohet se krimet kanë ndodhur në 16 lokacione në Kosovë dhe në 2 qytete të Shqipërisë veriore.

“Në rastin aktual, shumica e krimeve thuhet se kanë ndodhur në vende brenda Kosovës, siç janë: Likoc,  dhe Jabllanicë, Malet e Llapushnikut , Berishës , Drenoc, Malishevë,  dhe Shpella Bare dhe Bajgorë, Llapashticë, Majac , Potok dhe Zllash  dhe Kleçkë, Prizreni,  Ferizaj, Gjilani, Suharekë , Rahovec , Novobërdë. Lidhur me krimet që pretendohet të kenë ndodhur në territorin e Shqipërisë, të tilla si në rrethet Kukës dhe Has.”

Ndryshe nga Raporti i komisionerit Dick Marty, në të cilin theksohej Shtëpia e Verdhë dhe krimet kundër njerëzimit, transplanti dhe trafikimi i organeve, në aktakuzën e redaktuar prej 235 faqesh, ajo nuk përmendet por theksohet se torturat në Shqipëri, janë kryer në dy zona Ish-fabrikën e Metalit në Kukës dhe në Cahan.

“ Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se në periudhën midis Majit dhe Qershorit 1999, të paktën 12 individë u mbajtën në paraburgim nga UÇK-ja, u mbajtën në dhoma të mbrojtura me dritare të mbyllura në një Fabrikë të Metaleve në Kukës, Shqipëri.  Të ndaluarit mbaheshin të prangosur, shoqëroheshin edhe në tualet, ndërkohë që detyroheshin të bënin edhe punë të detyruar. Anëtarët e UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin sulmuan të ndaluarit, fizikisht dhe psikologjikisht.”

Në materialin e akuzës theksohet se anëtarët e UÇK-së krijuan dhe mbajtën në kushte çnjerëzore personat në fabrikën e lartpërmendur të metaleve. Këtë fabrikë besohet se e ka vizituar edhe Jakup Krasniqi.

“Në aktakuzë zbulohet se anëtarët e UÇK-së se më 3  dhe 4 qershor 1999 vranë në Fabrikën e Metaleve Kukës disa persona emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur”.

Ndërkohë që edhe në kazermat ushtarake të Cahanit, raportohet të jenë kryer krime të shumta.

“Në aktakuzë theksohet se në periudhën Prill dhe Qershor 1999, të paktën 17 individë u morën në paraburgim nga UÇK-ja u mbajtën në kazermat ushtarake të UÇK-së në Cahan, Shqipëri.  Aty theksohet se pjesëtarë të UÇK-së shkaktuan dëme të mëdha fizike dhe psikologjike, plagosje dhe tortura të të paktën katër personave.”

Në aktakuzë përveç Thaçit, Selit, Vesilit dhe Krasniqit, përfshihen edhe emra të tjerë. 

“Personat e tjerë të përfshirë janë Azem Syla,  Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj,  Sylejman Selimi,  Rrustem Mustafa,  Shukri Buja, Latif Gashi, Sabit Geci si dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, përfshirë komandantët e zonës  dhe zëvendëskomandantët.”

Materiali mbështetës tregon më tej se aktet e lartpërmendura kishin kryesisht në fokus kryesisht serbët, romët, shqiptarët katolikë dhe  kundërshtarët politikë, ata që perceptoheshin si kundërshtarë të tyre. 

Për këtë dokument të akuzuarit kanë shprehur pakënaqësi, sipas së cilëve është version i redaktuar. Ka qenë vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet avokatit të tij, David Hooper ka thënë se janë hequr 2 akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo Gjykatë, ato për trafik të organeve dhe për 'Shtëpinë e Verdhë'. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

 

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji