Vrasjet e fundit/ Sandër Lleshaj urdhër zyrtarëve të policisë: Mos nxirrni sekretin hetimor ose ju presin masat e rënda (MESAZHI)

Vrasjet e fundit/ Sandër Lleshaj urdhër zyrtarëve të policisë: Mos nxirrni sekretin hetimor ose ju presin masat e rënda (MESAZHI)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka kërkuar drejtuesve të policisë që të ruajnë sekretin hetimor, pasi pas ngjarjeve të fundit ka pasur rrjedhje të informacioneve. Në takimin e zhvilluar ditën e shtunë, ai u ka kërkuar që asgjë të mos dalë në media.

Urdhri i ministrit erdhi pas daljes së pamjeve të vrasjes në Rrëshen, por edhe detajeve nga krimi në familje në Paskuqan. Lleshaj ka kërkuar kujdes me porositë që ka dhënë, pasi në të kundërt do të ketë masa.

Përshëndetje të nderuar shefa Komisariatesh dhe sektorësh. Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdo farë personi.

Ju porosis:

Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi.

Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme.

Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh. Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni” thuhet në mesazhin e Lleshajt. 

Vetëm në ditët e para të këtij viti janë regjistruar disa ngjarje kriminale, vrasje në Mirditë, Mallakastër, Tropojë dhe në Paskuqan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 13/01/2020 00:19

    Nje pyetje kam dhe une zoti minister: a do beni per te cilen paguheni me taksat tona apo do dorehiqeni?!

    Përgjigju
  • Pyka: 12/01/2020 17:09

    Zoti ministër,kam respekt për ju dhe karrierën tuaj!Keni të drejtë,për këtë fenomen të KÇKsë!Me lind një pyetje natyrshëm:A ka ligje që i ndalon këta matrapaz të ndyrë???Nxirrni një ligj që për shpërdorim detyre---matrapazi i KÇKsë të marri 25 vjet taksativisht!Kjo në emër të formimit të institucioneve të shtetit!Ju këto i dini....bëni një favor shtetit dhe popullit!!Do mbaheni mënd për mirë!.....dhe të shohim këto hordhi si do të sillen me shtetin e shqiptarëve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen