VIDEO/ Vrasjet në Shkodër, kush janë 4 'të fortët' e kapur në aksionin e RENEA-s, mes tyre Ilir Bajri (EMRAT)

Policia e Shtetit bëri publik sot emrat e katër të arrestuarve nga aksioni i një dite më parë në qytetin verior pas kontrolleve në lagjet Kiras dhe Dobraç, aksion ky i ndërmarrë pas vrasjeve të njëpasnjëshme. Policia thotë se ka mbledhur të dhëna në rrugë informative për ta, por edhe i ka përgjuar për të arritur në konkluzionin që ishin pjesë e klaneve kriminale që vepronin në qytetin e Shkodrës.

Mes të arrestuarve rezulton të jetë një person i fisit Bajri, Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër, i njohur për disa vepra kriminale. Po ashtu në sy të bie emri i Astmer Bilalit, 29-vjeç ish-kampion boksi, emri i të cilit u përmend një natë më parë nga gazetari Artan Hoxha. Hoxha tha se dyshohet që  Bilali të ketë qënë shënjestra e sulmit ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. 

Ilir Bajri dhe Astmer Bilali, sipas burimeve nga Ministria e Brendshme kanë qënë prej disa muajsh në përgjim nga uniformat blu. Ata janë mbajtur në vëzhgim dhe janë vendosur përgjues ambjental ku rezulton se janë pjesë të një grupi te rrezikshëm kriminal në qytetin e Shkodrës.

Erogen Brajoviç dhe Vangjel Dule

Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.

Ndërkohë përveç 4 të arrestuarve, Policia ka sekuestuar edhe 6 makina të blinduara, 2 kallashnikov, 1 psitoletë, 800 fishekë,  veshje antiplumb, lojra fati dhe 10 500 euro.

Policia dhe Prokuroria refuzon të bëjë publike akuzat që janë ngritur ndaj 4 të arrestuarve, pasi ende nuk janë mbledhur të gjitha provat që tregojnë implikimin e tyre në vrasjet që kanë ndodhur në Shkodër.

Të arrestuar janë :

• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

• Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

• Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

• Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Arrestimi i pjestarëve të grupeve kriminale në Shkodër bëhet në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.  Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë. 

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. 

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale. 

VIDEO/Deklerata e plotë e zv/Drejtores së Policisë për aksionin në Shkodër

Një ditë më parë, Reparti i Forcave Speciale RENEA dhe FNSH zhvilloi aksionin në dy lagjet problematike të Shkodrës, Dobraç dhe Kiras pas ngjarjeve të fundit kriminale me disa të vrarë. Në vijim të aksionit, janë sekuestruar automjete luksoze të blinduara si dhe janë shoqëruar disa persona, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit. Automjete te sekuestruara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajraj.

Vetëm në muajt e verës në Shkodër janë vrarë 6 persona dhe 2 të tjerë janë zhdukur, për të cilat opozita akuzoi se bandat bashkëpunojnë dhe mbrohen nga pushteti, por shumica i kujtoi Bashës se kur ishte ministër i Brendshëm në 2010 në Shkodër pati 18 të vrarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/09/2018 07:48

    Po te lexosh skeden e tyre, Policia e Shtetit rregullisht i ka ndaluar Bajret pothuajse nje here ne 2 vjet per vrasje, plagosje dhe perdhunime, por perseri Gjykatat i kane liruar. Çfare motivimi mund te kete policia per t'i arrestuar perseri keta njerez kur per vete vene koken ne rrezik, ndersa ustallaret e drejtesise ndajne parate nga pas dhe i lene te lire? #mePolicineeShtetit

    Përgjigju
  • Tafa: 06/09/2018 23:21

    Habitem si I ka dhan ambasada amerikane viz amerikane ketij gen vasos! A nuk Jan informu qe rrin tan diten me beharin e del me makina te blindume

    Përgjigju
    • Poti: 07/09/2018 08:47

      Ambasada amerikane sja jep vizen ndonje rreziku qe emocionohet e impresionohet nga agjenti i vizave. Kurse kriminelve qe sju ben syri terr para vrasjes ja japin se ju duken te sinqerte

  • Qesharake: 06/09/2018 23:07

    Ma shum Jan gjet makina te blindume se arme ahhahahahah hajde teater hajde! Edhe asnji nga bajret nuk Jan gjet as safeti as behari vetem iliri qe nuk I mshehet Kurr policis i pret te shpija. Esmeri ka nejt tan kohen me safetin jo me ilirin

    Përgjigju
  • Babalja: 06/09/2018 17:06

    Pse ket pse ate thojn squpistat e salehut.na e kan thy nirak me politiken e squpit. E vetmja parti qe kur eshte ne pushtet e vret popullin e vet, dhe kur esht ne opozite ben politike me te vdekurit.

    Përgjigju
  • Anton: 06/09/2018 14:01

    Wow Po pse serb jane bajrvoviqet? Kisha menduar se ne shqiperi kemi vetem turq dhe arabe

    Përgjigju
    • Poti: 07/09/2018 08:40

      Po ti tonin ku e klasifikon veten?

    • prifti gomar: 07/09/2018 08:05

      edhe kryqa te shkerdhym te vatiplehut gazit te botes perversa si ti anton kcira.

  • Shum pak: 06/09/2018 13:48

    Po djalin e tat licit qe e din tan shkodra qe asht vrases me pages pse nuk e keni kap ??? Ai asht i dyshumi krysor per vrasjen e ciftit Edhe esmeri i shpetoj kot atentatit se per ate ka qen . Iku kot ai i shkreti pa asnje faj gjynah

    Përgjigju
  • Ilir barji: 06/09/2018 13:38

    Esht nji nder kryesoret e fisit bajri e ka marr pjes ne disa vrasje e din gjith shkodra . Po beharin pse nuk e kapni? Shkrujeni ne Google behar bajri e shikone kush asht

    Përgjigju
    • Anni: 06/09/2018 20:38

      Meqe e din qe ka marr pjese ne shum vrasje pse nk shkon dhe ban denoncim apo eshte me kollaj te besh rolin e spiunit aty ku je ? Me anonim te gjithe behen te fortet e botes por po te jesh aq trim shko e ballafaqoju tash qe e ke edhe ne burg...hë te keqen se prej aty s'te ben gje rri pa frike

  • nari: 06/09/2018 12:59

    cdo krim edhe cdo krim qe do ndodh ka nje prapavi te realizuar me driten jeshile te dhen nga opozita. slogani i opozites eshte te clirojme shqiperine nga kriminelet. nga vetja?

    Përgjigju
  • fieri: 06/09/2018 12:57

    shou dhe vetem shou. po qe per makina te blinduara ne fier vetem renato çami ka te pakten 4 po ashtu edhe kucet te pakten 4

    Përgjigju
  • Fishta: 06/09/2018 12:24

    Vetem show. Ku Jane te tjeret o zoteri.ju keni kap ushtaret.ky i bajreve,asht ma i lodhuni nder ta.po dy vellezerit e ketij ku jane.po kusheriri i ketij,qe na doli nje peshkatat i viktimizuar. Ky show do te perfundoj si arrestimi I atij tutorit te prostitutave,muaj me par,banda super e organizuar. Sju vjen TURP.

    Përgjigju
  • Ilo: 06/09/2018 12:14

    Asllan Dogjani qe kercente perpjete mbrembe si ka mundesi qe nuk e ka arrestuar te fortin Ilir Bajri nga viti 2005-2013 ,ndersa per Bashen nje urra per karshillekun qe i beri krimit kur ishte minister dhe sot si kryetar opozite

    Përgjigju
  • Labi: 06/09/2018 12:04

    Po ca prova leshi ja e ben per shou per l’aime nje jave e dalin per minges prova ..

    Përgjigju
  • Anonimi: 06/09/2018 11:45

    Erogen Brajovic qe eshte arrestuar eshte antar i PBDNJ te Dules. Eshte kryetari i shoqates per mbrojtjen e minoritetit serbo-malazez. Se ben opozita si e kulluar. Ja ku i ke. U del emri neper arrestime.

    Përgjigju
    • Anonimi: 06/09/2018 14:14

      Nardi leji ato per ke ka ber fushate. Se po ti futesh ashtu te gjithe jane lemsh. Ai ka qene antar i keshillit kombetar.

    • nardi: 06/09/2018 12:45

      shiko mir i kujt eshte simpatizant erogen brajovic...eshte e vertete qe eshte i pbdnj po ka ber fushate per PS qe ne 2013.

  • Miri: 06/09/2018 11:23

    Pse vetem Shkodra ka makina te blinduara?Kaloni dhe ne Durres,jan te parkuara ne trotuar.Pin kafe cdo mengjes.

    Përgjigju
  • ben: 06/09/2018 11:19

    po kta kan prova apo mer e hut brenda kot.

    Përgjigju
    • Faiku: 06/09/2018 12:16

      Ky eshte problemi qe nese kane prova apo po bejne show. Shpresojme te kene prova per ti kalbur ne burg nese jane fajtore.

    • Arnaut: 06/09/2018 12:10

      Rreklam plako Asgjo

  • plaku: 06/09/2018 10:58

    Po pse reagoni pikerisht tani dhe nuk i kapet me perpara, kjo do te thote qe ju ja fusni gjumit nuk punoni kur nuk ka ngjarje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat