Vrau 17 vjeçaren në Laprakë, prokuroria kërkon burg për jetë për Robert Përpapajn dhe 25 vite për përkrahësin e tij

Vrau 17 vjeçaren në Laprakë, prokuroria kërkon burg për jetë për Robert Përpapajn dhe 25 vite për përkrahësin e tij

Vendi ku nodhi ngjarja dhe viktima Griselda Gjikola

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 'burg përjetë' për Robert Përpepajn, i akuzuar për vrasjen e minorenes Griselda Gjikolës, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Ronald Muzhaqi, institucioni i akuzës kërkoi dënimin e tij me 25 vite burg.

Ndaj Përpepajt prokuroria ka ngritur akuzën e 'Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese' ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të 2018.

Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit, Balla: Fraksioni i Berishës duhet të kuptojë që koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar! Prokuroria të japw ndëshkim të merituar

Protesta e Rithemelimit, Balla: Fraksioni i Berishës duhet të kuptojë që koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar! Prokuroria të japw ndëshkim të merituar