Vrau 62-vjeçarin se i kërkoi borxhin, vetëdorëzohet autori i krimit te liqeni i Tiranës

Vrau 62-vjeçarin se i kërkoi borxhin, vetëdorëzohet autori i krimit te liqeni i Tiranës

Shtetasi, Islam Mylkaj i cili akuzohet për vrasjen e Haxhi Baçinozit më 16 mars është dorëzuar në polici.

Myrtaj është dorëzuar rreth orës 19.30  në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij. Krimin e rëndë Mylkaj dyshohet se e ka bërë për shkak të një shume prej 46 mijë eurove që ai i kishte viktimës. 

Kujtojmë se tre ditë më parë u arrestua edhe miku i Islam Mylkaj, Myftar Pashaj i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë mësohet se Islam Mylkaj rezulton të jetë pronar i kompanisë së hidrokarbureve "IDK Petrol Albania".

Njoftimi:
Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 21/03/2019 12:47

    Fëlliqësirë jashtëqitje e shoqërisë! Burgim të perjetshëm dhe punë te detyruar neper gurore e miniera, pyllëzim kodrash e pastrim rruga-ura dhe rroga mujore ti shkojë familjes së viktimës!

    Përgjigju
  • anonim: 21/03/2019 10:44

    i hengri leket i mori dhe jeten ...hajde hajde ku kemi arritur

    Përgjigju
  • $$$$$: 20/03/2019 22:52

    Po cpate me haxhiun more zagar .. haxhiu ishte shpirt njeriu.

    Përgjigju
    • Anonim: 21/03/2019 17:54

      Personalisht i njof te dy DHE haxhiun dhe islamin,,per te dy kam respekt..nuk mund te nderhyj aq thell sa futeni Ju,,ne menyr Kategorike nuk e fal "vrasjen" sepse eshte veper penale,,,por nga ana tjeter veper penale quaj dhe Kur perndjek vajzat e "vllait" sepse Haxhiu dhe Islami ishin ber vrllezer.Pa fjal kemi ngel nga kjo histori.RIP HAXHI BAXHINOZI⚫

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës