Një person ka vrarë 8 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një sulmi me armë në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas vrau veten. Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se autori i dyshurar u identifikua si 19-vjeçari Brandon Scott Hole nga Indiana.
Hetuesit kontrolluan një shtëpi në Indianapolis të lidhur me Brandon Scott Hole dhe grumbulluan të prova, përfshirë konfiskimin e kompjuterave e të tjera pajisje elektronike.
Ndërkohë që vetë Policia e Indianapolisit ka deklaruar se ende nuk e kishte zbuluar motivin e ngjarjes që ndodhi në një qendër të FedEx-it pranë aeroportit të Indianapolisit.
Policia tha se të shtënat zgjatën vetëm disa minuta. Pesë persona u shtruan në spital, sipas autoriteteve. Dy persona të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.
I ashpër ka qenë edhe reagimi i Presidentit Joe Biden, i cili tha se ai ishte informuar mbi ngjarjen dhe e quajti dhunën me armë "një epidemi" ne vend.
“Shumë amerikanë po vdesin çdo ditë nga dhuna me armë. Ajo njollos karakterin tonë dhe shpon tejpërtej shpirtin e kombit”, tha Presidenti nëpërmjet një deklarate.
Ky është incidenti i tretë me vrasje të shumëfishta këtë vit në Indianapolis. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u qëlluan dhe u vranë në muajin janar, dhe një burrë u akuzua për vrasjen e tre të rriturve dhe një fëmije para se të rrëmbente vajzën e tij gjatë një grindjeje në një shtëpi në muajin mars.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2276
Lajme të tjera
-
NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana
24 Prill, 13:55
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Kievin: 'Dërgesa fillon menjëherë'! Raketat amerikane mbërritën fshehurazi në Ukrainë
24 Prill, 07:57
-
VIDEO/Makina përfshihet nga flakët, momentet dramatike kur shoferi shpëtohet nga kalimtarët!
23 Prill, 09:38
-
SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë
23 Prill, 09:29
-
SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve, mbi 130 studentë të arrestuar (VIDEO+FOTO)
23 Prill, 09:02
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill, 09:33
-
Ndahet nga jeta gazetari i njohur amerikan, u rrëmbye dhe u mbajt peng për shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban
22 Prill, 07:56
-
SHBA kërkon ndalimin, TikTok: Do të cenohej fjala e lirë e 170 milionë amerikanëve
21 Prill, 19:14
-
Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
21 Prill, 17:19
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
SHBA miraton paketën e ndihmës, 60 miliardë dollarë për Ukrainën! Zelensky falënderon: Do shpëtojë mijëra jetë
20 Prill, 20:16