I braktisur pas masakrës, monstra e Vlorës merr vizitën e parë nga familja pas 9 muajsh

I braktisur pas masakrës, monstra e Vlorës merr vizitën e parë nga familja pas 9 muajsh

Ritvan Zykaj

Autori i masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj është vizituar për herë të parë  nga  një familjar pas nëntë muajsh. Zykaj vijon që të qëndrojë i vetëm në qeli, ndërsa burime për Shqiptarja.com pohojnë se e i vetmi që është futur në ambientet e burgut ka qenë vëllai.

Burimet kanë qenë shumë të rezervuara dhe nuk dihet nëse janë takuar, apo thjesht vëllai i ka dorëzuar ndërresat dhe asgjë më shumë se kaq. Por prej momentit të arrestimit në datë 11 gusht të vitit të kaluar dhe deri më tani, Ritvan Zykaj ka marrë vizitën e vetme.

Familjarët nuk e kanë falur për masakrën e rëndë të kryer në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa të afërmit e tij janë larguar nga vendi. Në seancën e datës 16 prill ishte parashikuar që të pyeteshin dëshmitarë të ngjarjes, të afërm të autorit apo viktimave, por u paraqit vetëm një banor i fshatit Resulaj.

Prokuroria e Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt. Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/05/2019 11:49

    Ore nuk e kuptoj kete llogjiken, përse te afermit e tij janë larguar nga vendi? Arsyeja?

    Përgjigju
    • Fahrri Bajg Spiuni: 03/05/2019 15:47

      Rroft sebepi t kerkojm azil . Hahahahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas