Vrau burrë e grua për një mur në Gjirokastër, Prokuroria kërkon burg përjetë për Apostol Kostan

Apostol Kosta, autori që vrau në Gjirokastër çiftin Afërdita dhe Aleko Kosta, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj, lexoi pretencën për këtë të pandehur duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm të Apostol Kostës, për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Apostol Kosta është arrestuar në 25 tetor 2017, ditën kur dhe ka kryer krimin e rëndë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Sokaku i të marrëve“ në Gjirokastër, ku shkak ka qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.

Apostol Kosta

Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas krimit Apostol Kosta tentoi të vrasë veten. Tashmë procesi është në fazën përfundimtare, ku pritet që në ditët në vijim të japi konkluzionet avokati mbrojtës dhe më pas të shprehet gjykata me vendim. Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese.  Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ te “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga  muzika. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.

Aleko dhe Afërdita Kosta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë