‘Më ofenduan’/ Masakroi gruan dhe kunatën 28 herë me thikë, autori telefonoi të atin: Do takohemi në botën tjetër

TIRANE- Gazmend Musta 34 vjeç, që vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe me thikën e bukës tre ditë më parë në Ballsh ka dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa gjyqtarja Marsela Balili ka vendosur masën burg pa afat, ndërsa rrezikon dënimin përjetë.

Report Tv siguron pamjet kur Musta është paraqitur në gjykatë kokulur dhe në lot, ndërsa i penduar ka pranuar krimin. Autori ka pasur vetëm një kërkesë; kujdesin për dy fëmijët e mitur 3 dhe 7 –vjeç, të cilët deri në një vendim të gjykatës do të jenë në kujdestarinë e vjehrrës së tij. Musta do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti, Lauren Thomollari ndërsa në gjykatë në seancën sotme nuk ka pasur asnjë të afërm të tij. 

Kronologjia e vrasjes
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar kërkesën e prokurorisë për masën me burg pa afat ndaj Mustës, ku sqarohet edhe kronologjia e vrasjes së dyfishtë në Ballsh para tre ditësh. Debati në çift ka ndodhur pasi kanë pasur për drekë motrën dhe kunatin e Gazmendit në banesën e tyre, ndërsa më pas Gentjana ka kërkuar që të shkojë edhe tek prindërit e saj. Musta ka kundërshtuar.

Gentiana Caushaj ka këmbëngulur, ndërsa në këtë moment, autori i dehur ka marrë thikën e bukës duke i vrarë bashkë me kunatën, motrën e gruas. Autori është shprehur se e vrau gruan, pasi e ofendoi. ‘Shkak për goditjet me thikë të gruas dhe kunatës u bënë ofendimet e Gentianës, të cilat nuk i durova dot më dhe pas kësaj nuk dita ç’bëra’ mësohet se ka thënë ai.

Nga ekspertiza ka rezultuar se Musta e ka goditur gruan 11 herë më thikë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa kunatën e ka qëlluar 17 herë, e cila po ashtu humbi jetën në vend. Vrasjet kanë ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 –vjeç. Pas vrasjeve, autori ka marrë dy fëmijët dhe është drejtuar për në komisariat. Sipas policisë, në momentin e arrestimit Gazmend Musta thikën me të cilën bëri vrasjen e dyfishtë e kishte në dorë.

“Ma bëj hallall, do të takohemi në botën tjetër”/ Pas vrasjes autori telefonoi të atin
Autori Gazmend Musta pas vrasjes së gruas dhe kunatës telefoni të atin duke e vendosur në dijeni për atë që kishte ndodhur. Sipas dëshmisë së të atit, i biri e kishte telefonuar duke i thënë ‘T’ia bënte hallall dhe se do piqeshin në botën tjetër”.

I ati i autorit, Bedri Musta ka deklaruar se ditën e parë të Vitit të Ri çifti kishte qenë në fshat në banesën e tyre, ndërkohë që thekson se pikënisja e sherrit që përfundoi me dy viktima kishte qenë disa muaj më parë.

Ai është shprehur para grupit hetimor, se Gentiana Caushaj disa muaj më parë ishte larguar nga banesa për te familja e saj, por që më pas kishte shkuar te xhaxhai në Fier dhe nuk pranonte që të kthehej në shtëpi. Bedri Musta thotë se pas ngulmimit të tij dhe djalit të tij ajo ishte kthyer, ndërkohë që i kishin plotësuar edhe disa kërkesa, që ajo të ishte më e lirë dhe të kishte telefon.

Kurse vëllai i viktimave Gjysmir Caushaj është shprehur se autori nuk e linte motrën e tij që të dilte nga shtëpia, e fyente dhe e ofendonte. Sipas vëllait, dhëndri kishte qenë te banesa e vjehrrit, ndërsa ditën e ngjarjes kishte planifikuar që ai të kthente vizitën. Vrasja e dyfishtë në ditën e dytë të Vitit të Ri në Ballsh tronditi opinionin publik (lexo këtu).

Ndërkohë që një tjetër detaj për këtë ngjarje është fakti se kohë më parë, Gentjana Caushi është larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshortin dhe nuk ka dashur që të kthehej më.

Kërkesa e prokurorisë ndaj Gazmend Mustës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demi: 05/01/2019 21:29

    Do ishte me mire denim Me ELEMINIM. ESHTE KRIMINEL I LINDUR DHE SKIZOFRENIK SHUME I RREZIKSHEM DISA HERE GODITJE ME THIKE NDOSHTA EDHE MBAS VDEKJES SE VIKTIMES . MUND TA PERSERISE PRAPE PO JU DHA RASTI PIJA NUK E SHFAQESON

    Përgjigju
  • Konjak: 05/01/2019 19:17

    Krime!!!Krime pa mbarim.E kush mund te mendoj ,se keto krime ,vijne si pasoj e gjenetikes ;ku ne e dim mir se mostra te tilla ,na behen rrisk 0.01 per qind te popullsise, nga gjenetika.Nje numur pa mbarim krimesh,ka edhe nje numur pa mbarim arsyesh.Si duket,kodi i nderit,me gjith ndonje zhvillimi pozitiv,ne emer te tij po kryhen krime te llahtarshme;Eshte veshtir te dallosh fanatizmin vulgar ,nga nje utopi popullore.C'faqet dukshem nje mendesi raciste,duke u justifikuar me-virtitet e races.Varferi ekstreme,te grupit te tret te shoqerise.Munges e dukshme e edukimit te brezit te ri.Mungesa e drites jeshile,se edhe per shqipetaret,do te vijne dite me te mira.

    Përgjigju
  • Rruqja: 05/01/2019 16:26

    Duhet me cdo kusht qe njerez parahistorik si ky te behen ushqim oer derrat jo te jetoj me taksat tona .Nje krim pertej cdo lumiti njerzor .Ky njeri vetem ushqim per derrat ben .

    Përgjigju
  • Fredi: 05/01/2019 14:46

    Imagjinoni ç’farë urrejtje duhet të kesh që të ngulësh një thikë 11 herë në një trup dhe 17 herë tek tjetri. Një krijesë të tillë nuk ka në botën tonë jo-e jo po as në Univers nuk besoj të ketë shtazë të tilla që ja kalojnë dhe Ferrit! Urgjentisht të hyjë në fuqi Ligji i ligjeve.. të vendit me demokracinë më të lartë në botë! Urgjent!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar

Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar