Vrau gruan, djalin me aftësi të kufizuara, 2 pronarët e apartamentit ku jetonte dhe më pas qëlloi veten, në gjendje të rëndë shëndetësore autori 83-vjeçar italian

Vrau gruan, djalin me aftësi të kufizuara, 2 pronarët e apartamentit ku jetonte dhe më pas qëlloi veten, në gjendje të rëndë shëndetësore autori 83-vjeçar italian

Foto nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 83-vjeçar, Renzo Tarabella me një armë zjarri, vrau gruan e tij, djalin me aftësi të kufizuara dhe dy bashkëshortët e moshuar, pronarë të apartamentit në të cilin jetonte, në Torino.

Sipas mediave italiane, kur karabinierët u përpoqën të hynin në shtëpi me ndihmën e zjarrfikësve, burri qëlloi me të njëjtën armë edhe veten, duke u plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë u zbuluar fillimisht nga vajza e bashkëpronarëve, e cila pasi prindërit e saj nuk i përgjigjeshin telefonatave të saja, vendosi t’i vizitonte, por sërish nuk mori asnjë përgjigje, gjë që e bëri të alarmohej dhe të lajmëronte policinë.

Trupat e pajetë të Katër viktimave, gruaja e Trabellas, 79-vjeçarja Rosaria Valovatto, djali me aftësi të kufizuara 51 vjeç dhe pronarët e shtëpisë Osvaldo Dighera, 74 vjeç dhe Liliana Heidempergher, 70 vjeç, u gjetën nga karabinierët pas përpjekjeve intensive për të hyrë në apartament, rreth orës 3 të mëngjesi.  

Autori i vrasjes së katërfishtë, i cili në momenti që zbuloi se karabinierët po mundoheshin të hynin në shtëpi qëlloi dhe vetën, aktualisht gjendet në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk janë bërë me dije arsyet të cilët kanë shtyrë autorin të kryejë këtë krim makabër.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu