Gardisti që vrau gruan shpreh pendesë: Më tradhtonte...por kujdesuni për vajzën që mbeti pa nënë

Vrau bashkëshorten e tij pasi dyshonte për tradhti, mbetet në burg gardisti Alket Arapaj.

48 orë pas krimit në familje  Arapaj doli para togave të zeza duke pranuar autorësinë e vrasjes së Ervilma Seferajt nënës së vajzës së tij të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin 12 shkurtit, rreth orës 06.00, ku 44-vjeçari Alket Arapaj, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj në ambientet e apartamentit ku banonin në zonën e Alliasit në Tiranë.

Çifti ka dhe një fëmijë 3 vjeçar, i cili është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi, ndërsa sot është marrë nga të afërmit e të ndjerës.

Teksa para togave të zeza shpjegoi motivin dhe dyshimet e tij se bashkëshortja mund ta tradhtonte ai u shpreh i penduar dhe kërkoi që institucionet shtetërore të kujdesen për vajzën e mbetur pa nënë dhe me babain në burg.

Me ndryshimet në kodin penale Arapaj rrezikon burgim të përjetshëm pasi është hequr e drejta për gjykim të shkurtuar për vrasjen në familje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi