Vrau kolegun në komisariatin nr.3 në Tiranë, kalon për gjykim ështja ndaj policit Ludjan Zaimi! Nuk përfiton gjykim të shkurtuar
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi
Gjykata e Tiranës kalon për gjykim Ludjan Zaimin efektivin që vrau neë komisariat kolegun Çaush Saliasin. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar. Ludjan Zaimi, 25-vjeç zgjodhi të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Në seancën gjyqësore të 25 majit (disa ditë pas vrasjes), ai nuk tha asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë. Gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar gjithashtu edhe një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, kjo sepse gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti- depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore.
Me këtë pretendim, 25-vjeçari tentoi t'i shpëtonte krimit të tij, por sipas ekspertizës i riu rezulton në gjendje normale. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.
Report Tv siguroi pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij të vetme, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Zaimi kishte 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?
-
Qeveria
70.3%
-
Opozita
18.2%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 889
Lajme të tjera
-
Detaje nga vrasja e Brilant Martinajt, kush ishte efektivi që ndihmoi autorët e masakrës së Fushë-Krujës! Si e zbuloi kurthin që i ngritën kolegët
1 Shkurt, 19:59
-
Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike! I shtohen stacionit të ri në Kinostudio
1 Shkurt, 14:33
-
Qarkullonin me pistoletë dhe kokainë në zonën e ish-bllokut, arrestohen 2 persona në Tiranë (EMRAT+ VIDEO)
1 Shkurt, 12:33
-
E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni' 4 ditë pas lindjes! Spitali: Nuk shfaqi asnjë problematikë kur ishte e shtruar
1 Shkurt, 11:39
-
Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim! I dha makinën vrasësit
1 Shkurt, 11:04
-
Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, hiqen dhe 65 kamera të tjera, nën hetim 9 persona
1 Shkurt, 10:11
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)
1 Shkurt, 09:29
-
Sherr mes policëve në Tiranë, nisin hetimet për 2 efektivët, Rigers Iljazi dhe Vladimir Laska
31 Janar, 14:37
-
Kontrabandë në Tiranë, goditet rrjeti i dyqaneve ‘celular.al’! Sekuestrohen 763 celularë, në pranga dy vëllezërit pronarë
31 Janar, 10:13
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë, çmontohen 155 kamera spiune! Nën hetim 37 persona, mes tyre eksponentë të njohur të krimit të organizuar
31 Janar, 08:32
-
Kryemadhi, gati 3 orë në SPAK për kallëzimin për Inceneratorin e Tiranës: Solla dokumen të reja
31 Janar, 07:48
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi bisedë me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj, mos bini pre e propagandës!
30 Janar, 11:39
Ai palaçoja e ka meritu plumin se e ka bullizuar djalin, po mjer ky qe do kalbet brenda thuaj.
Përgjigju