Avokatët e shqiptarit 50-vjeçar Fatmir Tarellari, i cili në muajin janar vrau kunatin e tij Erjon Pelivani 33-vjeç pasi dyshonte se i kishte përdhunuar vajzën, kanë bërë kërkesë për lirim nga burgu.
Aktualisht 50-vjeçari mbahet në një repart të veçantë në burgjet e Larisës, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruajnë mediat greke.
Pasi ai mësoi nga vajza e tij 18-vjeçare se vëllai i gruas së dytë e përdhunonte vajzën që prej moshës 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte se do i publikonte video intime, ai vrau 33-vjeçarin. Pas aktit kriminal autori u vetëdorëzua në polici.
“Isha në mbrojtje, u pendova. Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua aty ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër ndërsa mbylli derën e dhomës ku ishte me të
Vajza ime, e cila është jetime, ka nevojë që unë ta mbështes psikologjikisht dhe financiarisht, pasi ajo është e dëmtuar emocionalisht dhe ka arritur deri në tentativë për vetëvrasje. Nuk e dija këtë, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka deklaruar ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Shqiptari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, me armë gjahu pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet me video intime që viktima i bënte. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.7%
-
Jo
31.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 253
Lajme të tjera
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
30 Prill, 13:03
-
Momenti horror kur vrasësit qëllojnë për vdekje ish-missin e Ekuadorit
30 Prill, 10:12
-
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total
29 Prill, 18:40
-
I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi në Ekuador
29 Prill, 12:02
-
FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë
29 Prill, 10:26
-
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali
29 Prill, 09:31
-
Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, vihet në pranga
28 Prill, 21:56
-
Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur
28 Prill, 19:40
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15