Vrau me çekiç bashkëjetuesen rumune pas një debati, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Vrau me çekiç bashkëjetuesen rumune pas një debati, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Alexandra Elena Mocano dhe Avni Mjaçaj

Gjykata e Bolzanos në Itali dënoi me 24 vite burg Avni Mecjan, i cili akuzohet për vrasjen me çekiç të bashkëjetueses së tij rumune Alexandra Elena Mocano mbrëmjen e 22 tetorit të vitit 2022.

Prokurorja Federica Iovene kërkoi burgim të përjetshëm, ndërsa avokati kërkoi një dënim më të lehtë.

Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm për përndjekje) të barabartë me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit) dhe urdhëruan dëmshpërblimin prej 320 mijë eurosh në favor të djalit të viktimës.

Kujtojmë që dy vite para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për keqtrajtim nga viktima, por pas disa kohësh pati një afrim mes  të dyve deri në momentin e ngjarjes së rëndë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën