Vrau 57-vjeçarin në Gjirokastër/ Autori shkoi në banesë, ndërroi rrobat dhe u nis për rrugë, kapet pas 6 orësh: Më preku nderin më tha 'grek'! U vetëmbrojtja

GJIROKASTËR- Një raport miqësor ka përfunduar në mënyrë tragjike! Kur nuk kanë kaluar 24 orë, është kapur autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraci! Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Mihal Thimjo nga Derviçani, muzikant nëdasma, i cili është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën nacionale me automjetin e tij.

Për arrestimin e 33-vjeçarit janë angazhuar 50 forca policore, në një operacion që zgjati 6 orë. Shkak i kësaj vrasje ka qenë një sherr i çastit mes që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku mësohet se Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë. 

Muzikanti  ka pranuar krimin para hetuesve duke bërë kronologjinë e ngjarjes dhe deklaruar se ai e vrau për vetëmbrojtje. Burime për Report tv zbulojnë disa prej detajeve të dëshmisë së dhënë nga Mihal Thimjo. Autori ka rrëfyer se sherri ka nisur verbal, kur Thimjo i ka thënë se "ne nga Dervicani jemi të zotët për të fituar lekë me djersë dhe nuk kemi vjedhur si juv"e. Në këtë moment viktima ka ndaluar mjetin dhe ka qëlluar muzikantin me një mjet metalik. Sipas autorit, viktima Gëzim Saraçi u egërsua duke e sulmuar vazhdimisht dhe Thimjo deklaron se më pas edhe ai ka marrë një shufër hekur dhe e ka qëlluar 2 herë në kokë në kamioncinën e tij në aksin rrugor Polican – Suhë duke e quajtur këtë një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes. Po sipas dëshmisë së autorit, viktima e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. Ai e ka pranuar krimin duke thënë se e bëri për vetëmbrojtje pasi ai e preku në sedër duke i thënë ‘grek’

"Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. Unë u vetëmbrojta, s'kishte rrugë tjetër", mësohet të jetë thënë ai.

Referuar burimeve zyrtare, 33-vjeçari pas vrasjes ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat me të cilin ka kryer krimin, ka marrë makinën dhe është nisur për rrugë, në destinacion që nuk dihet. Në ato momente është ndaluar nga policia, ku më pas është arrestuar me akuzën për veprën penale "Vrasja me dashje".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Vrau 57-vjeçarin në Gjirokastër/ Autori: Më preku nderin, unë u vetëmbrojta se ai u bë si bishë!

Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit, Mihal Thimjos i cili ditën e djeshme qëlloi për vdekje 57-vjeçarin Gëzim Saraçi.

"Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët  jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s'kishte rrugë tjetër", mësohet të jetë thënë ai.

Mësohet se Thimjo e ka goditur 2 herë më shufër hekuri duke e lënë të vdekur në vend.

1596697810_MihalThimjo.jpg

Mihal Thimjo autor i dyshuar i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraci

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me pragun elektoral 1% ashtu siç propozon opozita parlamentare?

Komento

Komente

  • Iris: 07/08/2020 00:12

    Sigurisht qe parate I keni fituar qe te dy me djerse ,si Saracet,si Thimjot etj,por ama edhe nje check komplimentar nga Greqia per Thimjot me shoke ndihmon apo jo?Apo Greqia I ka ndaluar dhe ata per shkak te krizes se vet?

    Përgjigju
  • Shaban: 06/08/2020 16:44

    bej burg meqe leket i ke bere

    Përgjigju
  • Tirane: 06/08/2020 13:46

    Ky qe thote eshte i zoti te beje lek ka qene duke udhetuar me charter apo me dumdum se spo kuptoj

    Përgjigju
  • Realiteti i hidhur: 06/08/2020 08:42

    Cfare lloj monstrash jeni? Si nuk ju dridhet dora , cfare guximi kafshe keni? Madje edhe kafsha nuk eshte si ju! Jeni njerez me probleme te renda mendore , dhe me sindromen e inferioritetit te theksuar. Ke frike te debatosh me njerezit , se ku i dihet neser del ne lajme i/e masakruar!!!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vendet e Vishegradit kundërshtojnë politikën e BE-së ndaj emigracionin