Gjykata burg vrasësit të shokut! Dibrani 2 vite më parë u mor peng për të kërcënuar Tafçiun për drogë, autori: Më tha do të thyej kokën

TIRANE-Noel Dishi i arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit sot ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë, që është zhvilluar me dyer të mbyllura me argumentin se ka sekret hetimor. Gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e prokurores Anisa Qivini duke vendosur burg pa afat për vrasësin, që ka qëndruar i heshtur duke mos folur. Ndërkohë që Report Tv zbardh detaje të tjera nga dëshmia e Dishit pas arrestimit, i njohur edhe me dy emra të tjerë.

"Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar" tha autori, që ka theksuar se armën e mbante gjithmonë me vete.

Por për cfarë ngjarje bëhet fjalë, kur sipas autorit shoku i tij i ka thënë do ta bëj më keq sesa ta kanë bërë? Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra mëson se Noel Dishi mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit. Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilson Tafçiun, pasi ky i fundit nuk i kishte dorëzuar një sasi droge tek personat përgjegjës. Të njëjtat burime treguan se mes Dishit e autorëve të rrëmbimit të tij ka pasur pajtim.

Autori Noel Dishi njihet edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti. Ndërsa viktima Vilson Tafçiu i cili njihej edhe me mbiemrin Noka, ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018.

Vilson Tafçiu ishte skeduar edhe nga policia shqiptare për drogë, por nuk është marrë i pandehur asnjëherë, pasi dyshimet nuk janë faktuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabriu: 26/01/2020 09:04

    Po çpate more femij pis! Po ça keni more ju dhjefsha racen, ore femije legena. Ptyyy u kalbsh ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!