Vrau të atin me çekiç dhe e hodhi në liqen, se i kërkoi të ndanin gruan bashkë! Apeli lë në fuqi dënimin për 29-vjeçarin

Fejzi Aliaj me të birin Selmanin

TIRANË- Gjykata e Apelit dhe Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin me 21 vite burg për Selman Aliajn, 29-vjeçarin i cili vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqenin e Farkës, ngjarje e ndodhur në 22 dhjetor 2017.

Trupi i pajetë i babait të tij Fejzo Aliaj, u gjet nga kalimtarët e rastit. I riu Aliaj ka dëshmuar gjatë fazës së hetimeve se gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë ishte me babain e tij kur i ati i tha se ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”. 

Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë. 

m.v./b.ha./Shqiptarja.com
Komento