Vrenjtur në mëngjes, por diell mesditë...njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vrenjtur në mëngjes, por diell mesditë...njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Por pasditja dhe mbrëmja largojnë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore 0°C në zonat malore deri në 21°C në ultësirën perëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Europa Veriore dhe ajo Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, KU vranësirat e dendura shoqëruar me reshje dhje stuhi ere do jenë dominuese. Po ashtu dhe Brigjet e Egjeut mbeten me reshje dhe ministuhi ere. Ndërsa mot i kthjellët mbizotëron në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot