Vriten tre ushtarë izraelitë dhe një oficer egjiptian në kufirin mes dy vendeve, rrethanat të paqarta

Vriten tre ushtarë izraelitë dhe një oficer egjiptian në kufirin mes dy vendeve, rrethanat të paqarta

Tre ushtarë izraelitë dhe një oficer sigurie egjiptian, u vranë të shtunën pranë kufirit mes dy vendeve. Autoritetet izraelite dhe egjiptiane thanë se po hetonin së bashku rreth incidentit, detajet e të cilit mbetën të paqarta.

Ushtria izraelite njoftoi fillimisht se një polic egjiptian kishte qëlluar për vdekje dy nga ushtarët e saj. Incidenti ndodhi pasi forcat izraelite arritën të pengonin me sukses një përpjekje për kontrabandë gjatë natës, në kufi.

Në deklaratë thuhej se oficeri egjiptian dhe një ushtar i tretë izraelit, u vranë disa orë më vonë, në një konfrontim brenda territorit izraelit.

Ushtria izraelite e trajtoi incidentin si një sulm terrorist. Ushtria egjiptiane tha se tre ushtarë izraelite dhe një egjiptian ishin vrarë në një shkëmbim zjarri ndërsa oficeri egjiptian i sigurisë, ishte duke ndjekur kontrabandistët përtej kufirit.

Zyrtarët egjiptianë dhe izraelitë po hetojnë rrethanat e incidentit në bashkëpunim të plotë, njoftoi ushtria izraelite dhe dy burime egjiptiane të sigurisë.

“Incidenti fatal në kufirin egjiptian gjatë Shabatit është serioz dhe i pazakontë dhe do të hetohet tërësisht”, tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

Ushtria izraelite tha se ishte e paqartë se si oficeri egjiptian kishte kaluar gardhin kufitar. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se dy ushtarë ishin qëlluar ndërsa po kryenin detyrën në një zonë relativisht të shkretë përgjatë kufirit me Egjiptin të shtunën në mëngjes. Trupat e tyre u gjetën më vonë. Në vitin 1979 Egjipti u bë vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin dhe kufiri prej më shumë se 200 kilometrash mes dy vendeve ka qenë kryesisht i qetë./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët