Fqinji vret 77-vjeçarin me thikë në Skrapar, arrestohet! Nipi i viktimës: Ishte skenë horrori, e kishin masakruar trupin

SKRAPAR-Një 77-vjeçar është vrarë me thikë nga komshiu pasditen e sotme në Berat. Viktima është Ramadan Çela. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Jaupas. Sipas policisë autori i vrasjes është Hamza Çeka 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37-vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia njofton se marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar rrethuan zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan autorin. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar thikën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Vrasja e 77-vjeçarit, nipi rrëfen ngjarjen makabër: E kishte masakruar trupin e xhaxhait

Vrasja makabre e ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Jaupas të Skraparit, ka shokuara familjarët dhe të gjithë banorët e fshatit. Nipi i viktimës tha për Report Tv se ai ishte ndarë vetëm pa orë më parë nga xhaxhai i tij para se të merrte vesh lajmin tronditës. Nipi pohon se ka parë trupin e  xhaxhait të tij të masakruar me thikë, ndërsa me lot në sy tregon momentet më të tmerrshme të jetës së tij.

"Unë isha në Jaupas, hëngra dreke atje dhe i thash xhaxhait hajde me mua në Polican. Xhaxhai më tha hajde më merr nesër se do të vadiste perimet. Kur mbërrij në shtëpi më erdhi një telefonatë nga fshati dhe më thanë të nisesha urgjent lart . Kur mbërrijë çfarë të shihja , shikoj xhaxhanë e vrarë. Autori i kishte prerë fytin, damarët e duarve dhe këmbëve , por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër dhe ja kishte nxjerr jashtë ", tha nipi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 11/05/2020 23:28

    TA kishit kapur qenin dhe ta vrisnit ,,para se ta kapte policia ,,ju paska shpetuar…..

    Përgjigju
  • Tafatt: 11/05/2020 21:16

    Po ne 2020 ke plote ne Vlore Dhimtraq Jorgaq Miqo Kosta Karakristo dhe shume te tille pse mose te ai Hamza

    Përgjigju
  • Vlore: 11/05/2020 19:47

    37 vjec emri Hamzá dhe ne vitin 2020 të quhesh Hamzá, c pret më?

    Përgjigju
    • O vlora: 11/05/2020 23:44

      Po pse mor shok emri Hamza duhet me e pas vetëm po të jesh 70 vjeç? Pastaj tani në 2020 emri më në modë është Korona Viron, po ta kishte kështu do ishte në rregull

    • Bregu: 11/05/2020 21:18

      Pse si te quhet Greqistane si eshte bere gjithe jugu Janutollaho

    • Therepela: 11/05/2020 20:33

      I kane ven emrin e gjyshit. Po Vilsonat e Vlores ?!

  • Kafshe: 11/05/2020 19:45

    Tribalë të eger , egërsira Homo Eréctus!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës