Mirditë/ Dyshohet për gjakmarrje, gjendet në kanal i vrarë me armë zjarri Eri Zefi! Vëllai i tij vrau fqinjin në Durrës

MIRDITË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Viktima është Eri Zefi, 34-vjeç, me pashaportizim në Adriatik të Kurbinit, por që nuk jetonte aty. Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Eri Zefi është qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshimet e policisë janë se ai mund të jetë vrarë gjatë natës së kaluar, ndërsa ende nuk dihet nëse është ekzektutuar në vendin ku është gjetur apo mund të jetë sjellë i vrarë aty. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla të mëdha gjaku. Vendi ku u gjet viktima është zonë e pabanuar, çka vështirëson punën e grupit hetimor për të zbardhur dinamikën e krimit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër meteriale, çka hedh dyshime se autorët mund të kenë qenë  vrasës profesionist. Ndërkohë pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e viktimës për të parë mënyrën se si mund të jetë ekzekutuar 34-vjeçari Zefi.

Viktima Eri Zefi

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona në polici si dhe po merren në pyetje familjar të viktimës për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë së tij.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet se vrasja e Eri Zefit ditën e sotme mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje nga të afërm të viktimës që vëllai i tij la më 24 shkurt të këtij viti.

Viktima Eri Zefi

Vendi ku u gjet i vrarë Eri Zefi

Martin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i tij Ndue Zefi nuk ka pyetur që fqinji i tij në makinë kishte edhe të birin. Pak kohë pas vrasjes Arben Ndreca, vëllai i Martin Ndrecës tha në një rrëfim për Shqiptarja.com, se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. Sipas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal në një lokal: "Pse më shikon".

Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se zona ku ndodhi vrasja është disa kilometra larg qendrës së Rrëshenit në një zonë të thellë malore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të kapur autorin ose autorët.


Kjo është vrasja e tretë që shënohet në dy ditë në vendin tonë. Vetëm një ditë më parë, teksa pinte kafen e mëngjesit u ekzekutua me kallashnikov Besnik Hida, ndërsa në mesditë për shkaqe pronësie, Sali Dakuci vrau vëllanë, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci. Më pas Dakuci qëlloi edhe veten.

Viktima Martin Ndreca, i cili u vra nga vëllai i Eri Zefit, Ndue Zefi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 03/10/2019 08:05

    Nje gje di te sigurt 100% - pas vendosjes se rexhimit te Enver Hoxhes - ne Miredite ka pas 0 (zero) vrasje per hakmarrje per gati 45 vite ( ju a kujtoj menjehere pas vrasjes se disa mesuesve ne Mirdite dhe "trajtimit" nga ana e Komunisteve ne lidhje me vendosjen e rendit dhe ligjit ne Mirdite). Nuk jane trima Mirditoret - kjo eshte nje genjeshter e kulluar - trimat nuk bejne kesi gjerash - Mirditor ne shumicen absolute jane frigacak dhe idhnak dhe si te tille kryejne vrasje dhe krime makabre e sidomos ndaj njeri tjetrit per te mbuluar faktin se jane frikacake idhnat dhe harbut.

    Përgjigju
  • cubi: 03/10/2019 00:25

    a m'duket mu apo jane tu u vra si shume kta dite?? aj gjatoja kishte me than ''s'keni pa gja akoma'' shpellare jane tan

    Përgjigju
  • Proka: 02/10/2019 17:56

    Fenomeni i gjakemarrjes tek Shqiptaret po shkakton plage te reja dhe probleme sociale qe po e shkaterrojne si shoqeri. Ay qe vrete duhet te kete parasysh se po shuan nje jete njeriu,ne anen tjeter gjakemarrja po sjelle vrasje zingjirore qe ne disa raste u shuan familjet dhe mbeten vetem grate qe u veshen si burrat (Burrneshat) dhe jane te detyruara te kryejne obligimet e familjes. Trim eshte ai qe fale gjakun dhe i jepe fund gjakmarrjes.

    Përgjigju
  • Altini: 02/10/2019 17:24

    Mirditoret e kane ne gjak vrasjen, trima jane por u shkon mendja vetem persembrapshti. Duhet te studjohen si rast, historikisht kane vrare, vrare njeri tjetrin e vrare te tjeret.

    Përgjigju
    • Aqif Rakia: 02/10/2019 18:36

      Po pse kot ju dha sulltani para 500 vitesh autonomi, ju tha ju vetem te vritni dini, kshu më ndihmoni kur kam nevojë për luftë, dhe ju le të lirë të vriteni me njeri tjetrin

  • Paqesori: 02/10/2019 17:23

    Po c'faj ka ky fatkeqi se i vellai vrau njerin. A jane ne terezi njerezit a jo? Shko o vlla vrit vrasesin e vellait e mos e kap me farefisin se ai muhabet nuk mbaron kurre. Pastaj nese gjykata e ka denuar autorin per cfare duhet me i prek familjen? Shpellaret....

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/10/2019 16:57

    Mesatarisht vriten ne ditë nga aksidentet dhe armët 5 shqiptarë. Pra 150 në muaj dhe 1800 persona në vit pa shtuar ketu edhe nr e atyre që vriten jashte kufijve të vendit. Eshte e tmerrshme per nje popull me 2 miljon banorë!

    Përgjigju
    • Kafsha: 03/10/2019 09:44

      Pra i bie që per 30 vjet te jene vrarë minimumi 54 mijë shqiptarë. Po na shuajnë si rracë! Na i mbolli hakmarrjen pushtuesi!

    • Mirditor: 02/10/2019 19:55

      Fiks. Un jetoj në itali, ktu vriten të pakten 2 shqiptar në një vit Ska randsi se është nga veriu apo nga jugu Shumicen e rasteve shqiptRet vriten me njeri tjetrin. Gjakmarrje ka në gjith boten nuk jan vetem shqiptaret.

    • fshatari: 02/10/2019 19:04

      @ FREDI (KAFSHA) bej te fala motres nga te gjith fshataret

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar