‘Vuaj nga sëmundje e pashërueshme’ miku i Çapajve, Klajdi Dokoli kërkon lirimin nga burgu

‘Vuaj nga sëmundje e pashërueshme’ miku i Çapajve, Klajdi Dokoli kërkon lirimin nga burgu

Klajdi Dokoli

Klajdi Dokoli, miku i familjes Çapja në Elbasan, i arrestuar nga policia rreth një vit më parë, si i përfshirë në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, kërkon lirimin nga burgu. Klajdi Dokoli ka kërkuar lirimin nga burgu për shkak të pretendimit se vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kushtet e paraburgimi.

Gjykata e Posaçme ka paraqitur ekspertizën mjekësore, ku mjekët ligjor kanë caktuar për verifikim të gjendjes shëndetësore të të pandehurit të pandehurit Klajdi Dokoli. 

Dokoli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja, në 2012, ka qenë banor i lagjes ku jetonin Gentian dhe Nezir Beqiri, ku ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja.

Ai është pyetur për disa persona në Elbasan si Ervis Bardhi, Etien Cani, Jorgo Leku të ndaluar për vrasjen e babëb e bir, por Dokoli ka treguar se nuk ka njohur asnjë nga këta persona. Gjithashtu policia gjatë marjes në pyetje i ka kërkuar Dokolit, nëse ka njohje me disa prej anëtarëve të familjes Çapja, por sërish Dokoli, ka treguar se nuk njeh asnjë person.

Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, Dokoli ka qënë në rolin e informatorit, duke treguar tek disa anëtarë të familjes Çapja, se kush hynte dhe kush dilte, në banesën e Gentian Beqirit, i cili ishte hasmi i familjes Çapja, pasi në dhjetor të 2005 së bashku me Dritan Shemen dhe një person tjetër, kanë vrarë Sokol Çapjan.

Emri i Klajdi Dokolit ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Ervis Bardhi, i cili ka pohuar se njeriu që informonte Çapjat për gjithçka ishte pikërisht miku i tyre, Klajdi Dokoli. Madje, bashkëpuntori Bardhi, ka treguar s Dokoli, ka qenë prezent në disa takime me Çapjat, takime në të cilën është kryer dhe skenari për realizimin e vrasjes së Gentian Beqirit, brenda në banesën e tij në Elbasan, ku qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi”.

Me arrestimin e Dokolit shkon në katër numri i personave të prangosur për vrasjen e babë e bir në Elbasan. I pari që është arrestuar është Ervis Bardhi dhe më pas Etien Cani u ndalua në Itali, ndërsa një muaj më parë u arrestua në Athinë Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 21/07/2021 13:00

    Edhe une une vuaj nga nje semundje e pasherueshme si psh renia e flokeve, por kjo semundje e imja me lejon qe te jetoj dhe deri sa te behem 100 vjec. Tani ky daku ka vrare dhe don te lirohet nga burgu? E pse ? Jo mer vlla nje here merr denimin qe te takon, vuaj denimin dhe nese te ka mbetur akoma ndonje dite jete , jetoje jeten pas denimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës